Nga Interior design në SHBA tek Yoga instruktore në Tiranë - Business Magazine Albania

Nga Interior design në SHBA tek Yoga instruktore në Tiranë

Marrëdhënia që ajo ka me kafshët e bën atë të jetë jo vetem e veçantë por edhe me një mision për jetën dhe shoqërinë. E shohim shpesh të bëjë dalje mediatike duke folur mbi rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve dhe mbrojtes së tyre .Ka qenë një moment delikat në jetën e Jonides që e bëri atë, apo orientoi drejt të qenit Vegane. Për më shumë se 10 vite ajo nuk e konsumon mishin në jetën e përditshme. Ka jetuar për shumë vite larg atdheut dhe tani është kthyer sërish në Tiranen e saj të zemrës aty ku miqtë dhe familja zënë vendin më të rëndësishëm në jetën e sajÇfarë sheh si reflektim tek pasqyra e vetes suaj?
Jonida Çobani: Shikoni nje grua që ka shumë qellime akoma  për të arritur para se të vdesë.  Shoh nje shpirt pjesërisht të ri që është bllokuar në ketë trup të plakur.

Shoh dike që më në fund e ka falur dhe pranuar veten dhe hijet e errëta brenda saj. Ka pasur raste kur kam parë nje grua të thyer e vrarë në atë pasqyrë por megjithate une guxova dhe vashdova të shikoja gjithsesi, duke e motivuar veten të vazhdoja, të isha ajo që doja të isha.  Humbas gjurmët ndonjëherë, shpërqendrohem, por kthehem gjithmonë në rrugën e duhur, duke ecur drejt destinacionit tim. Sot jam shumë më afër personit që dua të jem.
lexo: Në datë 28 Shkurt 2023 në ambientet e ish-Kinoklubit “Studenti”  Universiteti i Tiranës u zhvillua ConnectIT showcase event.

Unë shoh reflektimin e një gruaje që është bërë më e fortë ne vitet që kalojnë. Unë shoh një grua të sigurt, që beson te vetja pavarësisht nga situatat  me të cilat përballet çdo ditë me njohuritë dhe përvojat e saj. Unë do të vazhdoj të rritem. Për mua, pasqyra nuk gënjen kurrë.

Kur e ke njohur veten?
Jonida Çobani: Në momentin që bëra pyetjen ‘Kush jam dhe pse kam ardhur ne këtë planet?’, 15 vjet me parë.  Aty ishte momenti kur unë kuptova ëndrrat e mia, dëshirat e mia, atë çfarë dua të bëj dhe çfarë nuk dua të bëj. Aty mu formësua edhe më tepër dëshira për katërputroshët sepse deri vonë kisha frika nëse mund t’ja dilja. Në atë moshë kuptova se si të sillëm me botën, çfarë të toleroj dhe çfarë jo. Për mua ai moment më ka shërbyer por edhe ndryshuar le të themi.

Si është marrëdhënia që keni me kafshët çfarë janë ato për ju?

Jonida Çobani: Mardhenia me kafshet… Janë modeli që dua të ndjek në jetë. Mësuesit e mi më të mirë, më kanë mësuar të shikoj përtej maskës, të shikoj direkt e ne shpirt, e te jem mirenjohese ne jete, nuk ka rëndësi sa pak apo shumë të mira materiale posedoj , ata gjithnjë më kanë berë te ndjehem më e pasuara e botës.

Ka njerëz të cilët janë të habitur dhe më pyesin se si funksionon kjo lloj marrëdhenieje, a është e vështirë, a janë të bezdisshme, a kanë shumë shpenzime, e të tjera pyetje si këto dhe unë te gjithave u përgjigjem me: JO! Asgjë nuk është as e vështirë as bezdisëse nëse është dashuria në mes. Dhe kjo lloj dashurie që unë kam për kafshët ma kthen gjithçka në diçka të lehtë, argëtuese dhe frymëzuese, njëkohësisht.

Sa bukur ështe ndjesia e të qenit animalist?

Jonida Çobani: Të jesh Animaliste… Do të thotë të kesh shpirt, dhe të kesh gjithë planetin, gjithë universin, brenda teje, si një vend i sigurt ku çdo kafshë në nevojë do ta gjente një strehë dhe një pjatë të ngrohtë gjithmonë.Të jesh animaliste do të thotë jo vetëm të kundesesh për kafshët e tua, por të kujdesesh me aq mundësi sa ke edhe për kafshët e tjera te cilat mund t’i shohësh në rrugë në gjendje jo të mirë. Të jesh animaliste e gjen kohën duke lexuar dhe studiuar për kafshët. Ti mëson si t’i kuptosh ato, si të flasësh me to, si ta ndjesh kur janë të sëmura apo kanë probleme. Të jesh animaliste ëshë diçka shumë e bukur që unë mbaj me krenari si titull.

Cila është dieta që ju ruani duke marrë parasysh që jeni vegane?

Jonida Çobani: Mundohem që ushqimi të jetë ilaçi im… Dieta ime…. fruta, mbushur me çdo perime apo që kryejnë product që kryen fotosintezen.  Ujë të gjallë te cilin e marr si energji  çdo here që e pi. Dhe nuk harroj te jem mirenjohese për Zotin, njerëzit, dhe natyrën që e bëri të mundur të ushqehem me pasuritë e saj dhe të ndjejë shpirtin e këtij planeti.

Pra siç thotë edhe ajo shpreha: dua që pjata ime të ketë sa më shumë ngjyra. Sa më shumë prodhime të tokës, sa më shumë ushqim të shëndetshëm. Jam shumë larg ushqimeve industriale dhe të paketuara apo konservuara. Mundohem të shkoj gjithmonë rreth produkteve bio, të cilat e bëjnë organizimin tonë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Dhe siç e thashë më lart: ujë, shumë ujë. Uji është gjithmonë me mua, në çdo ditë sepse përmes tij marr energji dhe jetë.
lexo: Business Mag Nr. #31 – Prill 2023

Cilat janë pikat e forta në karrierën tuaj?

Jonida Çobani: Karriera ime?? Nga Interior design ne SHBA tek Yoga instruktore në Tirane. Jam shumë mirenjohëse për këtë tranzicion. Yoga për mua është një mision dhe jam me fat që mund të përçoj dritën time për të ndezur shpirtin dhe dritën e të tjerëve.

Ky mund të thëmi ka qenë një transformim i asaj që unë bëj dhe për ketë arsye me duket sikur jeta ime ka ndryshuar, si vend dhe si profesion.

Aktualisht që flasim cila është nota që do i vendosje jetës?
Jonida Çobani:  Do thosha nje 10 të madhe. E kam shtëpinë plot.

Nganjëherë edhe ajo rrëmuja, edhe ajo zhurma, edhe lodhja dhe përgatitjet për t’i mbajtur sa më mirë më bëjnë të jem e lumtur, e kënaqur dhe e gëzuar. Përzgjedhja e ushqimeve për to, ditët me mot me diell kur i nxjerr në shetitje, një bisedë në rrugë me një animaliste/e tjetër janë disa prej momenteve që shijoj më shumë. Pastaj jam e rrethuar me 9 shpirtra me putra, jam vërtetë në dorë te sigurt.

Që kam qenë e thyer dhe viktimë, e humbur ne garën e mijve dhe mendoja që lumturinë do ta gjeja tek paraja, pushteti apo  pasurija duke u zhgënjyer over and over again, derisa  kuptova që lumturia ishte brenda meje ai ishte thesari që prej kaq shume vitesh po mundohesha ta gjeja jasht meje, jam mirënjohese që Universi e bëri të mundur të me tregojë sekretin. Kjo lumturi që unë ndjej më ka shërbyer si mburojë edhe në çastë të trishtuara, të cilave normalisht, njeriu në jetë nuk u ikën dot, janë pjesë e pandashme e saj. Sidoqoftë kjo gjendje me ka bërë të kuptoj se sa e mrekullueshme është jeta, sa shumë gjëra kemi për t’u gëzuar.

Cilët janë njerëzit që ju përmbushin në jetën tuaj?

Jonida Çobani: Bashkëshorti, mami, motrat, engjëjt me 4putra…, pa te gjithe këta nuk do te ishte dot e mundur. Ata gjithëmonë i kanë përkrahur dëshirat e mia edhe nëse po themi dikush tjetër mund të kishte pasur hezitim ose paragjykim, ata kurrë nuk e kanë bërë ketë gjë. Kanë qenë me mua në fillimet më te vështira derisa e bëra realitet dëshirën që e kam patur prej shumë e shumë kohësh.

A keni një mesazh për të gjithë të rinjtë që kanë humbur busullën e orientimit?

Jonida Çobani:  Që asnjëherë mos hiqni dore nga ëndrra juaj,  sado e larget mund të duket, dhe mos e shpërdoroni këtë kohë që po jetoni në këtë planet të mrekullushem për tu rritur dhe për të guxuar, e të jetosh maksimunin tënd, që një ditë në orët e tua të fundit të ketij udhëtimi tokesor të mos kesh pishmane kur kthen koken pas. Dhe dicka tjeter…  Kurre mos u be arsyeja që dikush të dridhet nga frika, të tmerrohet nga dhimbja, vuajtja para teje, kjo do ishte një dështim i madh!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0