Në Shqipëri urimet e mesnatës i bënë plot 1.29 milionë përdorues. One Albania tregon shifrat - Business Magazine Albania

Në Shqipëri urimet e mesnatës i bënë plot 1.29 milionë përdorues. One Albania tregon shifrat

Shqiptarët dyfishuan përdorimin e internetit në natën e funditte vitit, 76% rritje të vizitorëve të huaj që përdorën shërbimetroaming në momentin e ndërrimit të viteve.

Teksa ora shënonte 00:00 në mesnatën e ndërrimit të viteveshqiptatët kanë zgjedhur të ndajnë gjithmonë e më shumëgëzimin dhe urimet me të dashurit e tyre përmes telefonit apo medias sociale, tashmë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë.

ONE Albania, operatori celular që i shëben një në dyabonentëve në vend, ndau në orët e para të vitit 2024 të dhënatsesi komunikuan shqiptarët në ndërrimin e viteve.

Sipas të dhënave të One Albania shqiptarët zgjodhën internetinpër të komunikuar me të afërmit apo në median sociale, duke rritur përdorimin e shërbimeve “data”me 106% apo dyfishuarpërdorimin e të dhënave në krahasim më një vit më parë. Telefonatat ishin më pak të preferuara, por gjithsesi pësuan njërritje të lehtë prej 5%, rahasuar me të njëjtë periudhë të vitit tëshkuar.

Krahasuar me një ditë të zakonshme në dhjetor, rrjeti i One Albania menaxhoi një rritje të jashtëzakonshme prej 31% nëtrafikun zanor më 31 dhjetor 2023. E thënë më thjesht: Plot 10,4 milionë telefonata u kryen në mënyrë të përsosur.

Urimet e mesnatës i bënë plot 1.29 milionë përdorues, duke shënuar një rritje prej 16,000 përdoruesish nga viti i kaluar. Kështu, One Albania siguroi që çdo abonent të ndjente dhendante gëzimin e këtij ndërrimi vitesh.

Rrjeti i One Albania luajti një rol të rol të rëndësishëm edhe përtë huajt turstët apo emigrantët që vizituan të afërmit nëndërrimin e viteve. Komunikimi roaming i vizitorëve në vendintonë shënoi një rritje të pabesueshme prej 76% nga viti i kaluar. Plot 148,000 vizitorë nga 83,400 që numëroheshin një vit mëpare përdorën shërbimet roaming në rrjetin e One Albania.

Drejtori i Përgjithshëm për Teknologjinë i One Albania, Z. Ilir Duka shprehet entuziast për këto arritje duke falenderuarfillimisht ekipin Teknik, të cilët qëndruan në lartësinë e punës, teksa të gjithë festonin.

“I gjithë ekipi tregoi përkushtimin dhe ekspertizën e tij, duke siguruar një përvojë të qetë komunikimi për përdoruesit tanëdhe shifrat janë treguesi më i mirë. Këto të dhëna na frymëzojnëtë vazhdojmë misionin tonë për një shërbim të cilësisë më tëlartë teknologjik dhe dedikim ndaj nevojave të abonentëve tanë” – shprehet Z. Duka

Rrjeti One Albania menaxhoi me efikasitet një rritje tëpaprecedentë të komunikimeve zanore dhe “data”. Si njëmaterializim i premtimeve dhe kapaciteteve të tij teknologjik, rrjeti i One Albania arriti të akomodojë të gjitha nevojat përkomunikim të klientëve teksa telefononin apo dërgonin mesazhetë dashurve të tyre, brenda vendit dhe jashtë tij, duke na dhënëshifra të qarta të forces dhe kapacitetit të shtuar që rrjeti dheshërbimet One Albania kanë në tregun vendas.

Ky vit i ri premton shumë dhe këto shifra nga One Albania tregojnë se do jetë i mbushur me risi dhe kërkesa gjithnjë e nërritje për komunikim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0