Meta njofton për ndryshimet e reja në Facebook dhe Instagram - Business Magazine Albania

Meta njofton për ndryshimet e reja në Facebook dhe Instagram

Meta ka njoftuar ndryshime të mëdha në politikat e saj për media dixhitale, përpara testimeve të aftësisë së saj për të kontrolluar përmbajtjen mashtruese të krijuara nga teknologjitë me Al.

Pronari i Facebook dhe Instagram do të fillojë të aplikojë etiketat “Made with Al” për videot, imazhet dhe audiot e krijuara me Al.Gjithashtu, Meta do të aplikojë etiketa të veçanta edhe për mediat që paraqesin “rrezik veçanërisht të lartë të mashtrimit të publikut për një çështje me rëndësi”, pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar apo jo me Al.

Bëhet e ditur se etiketat “me rrezik të lartë” do të fillojnë të aplikohen menjëherë, shkruan the Guardian.

Kjo qasje do të zbatohet për përmbajtjen e postuar në Facebook, Instagram dhe Threads.

Shërbimet e tjera të kompanisë, duke përfshirë kufjet e realitetit virtual, WhatsApp dhe Quest, mbulohen nga rregulla të ndryshme.

Këto ndryshime vijnë disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku studiuesit paralajmërojnë se ato mund të shkatërrohen nga teknologjitë gjeneruese me Al.

Ndryshe, politika ekzistuese e Meta-s për “mediat e manipuluara” ndalon videot e modifikuara në mënyrë mashtruese të cilat i bëjnë njerëzit të duken se thonë fjalë që nuk i kanë thënë kurrë.

Pre e këtyre mashtrimeve me Al ka rënë edhe presidenti Joe Biden pas një videoje të tij ku ishin ndryshuar pamjet reale për të sugjeruar se presidenti ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0