Kjo hartë do të ndryshojë mënyrën se si ju i shihni titanët e teknologjisë - Business Magazine Albania

Kjo hartë do të ndryshojë mënyrën se si ju i shihni titanët e teknologjisë


Njëbrirëshit Kineze janë në rritje

Unicorns (Njëbrirëshit) – startup-e private me një vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarë – janë forca të fuqishme udhëheqëse, kudo që gjenden.

Silicon Valley i Kalifornisë mbetet terren mbarështues dominant për fillimin e bizneseve miliarda dollarëshe, por Kina po rritet shumë shpejt.

Lexoni: Dëshiron të rritesh në detyrë? Bëhu njëbrirësh.

Deri më tani, 46 kompani teknologjike globale kanë arritur statusin unicorn, sipas hulumtimit nga CB Insights. Nga këto, Kina ka prodhuar 17 – 2 më pak se SHBA.

Rritja është e lartë duke pasur parasysh se në vitin 2014 Kina kishte vetëm tetë unicorns. Tani ajo ka 56. Dhe katër nga 10 më të mëdhenjtë e botës janë nga Kina.

Vendet e tjera të botës mbeten shumë mbrapa, Europa ka vetëm 7 unicorns, India, Indonezia dhe Afrika kanë nga një secila.

Njëbrirëshit më të mëdhenj në botë

Uber v Didi

Unicorns më të njohur – Airbnb, Spotify, Uber, Dropbox dhe Pinterest – kanë hyrë në jetën tonë me shërbime sa më të thjeshta, të arritshme dhe të njohura.

Të tjerët priren të njihen kur përdoren në një kontekst pune ose për shkak të një interesi specifik; firma fleksibile për hapësirat e zyrave WeWork, kompania hapësinore Space X e Elon Musk dhe startup-i për analizën e të dhënave Palantir, e cila është e specializuar në luftën kundër terrorizmit.

Por unicorns kineze – të tilla si firma e transportit Didi Chuxing, startup-i i biçikletave Mobike, krijuesi i smartphone Xiaomi, ose shërbimi i shpërndarjes së ushqimit në internet Ele.me – shpesh nuk janë të njohura për njerëzit që jetojnë jashtë Kinës.

Pjesa më e madhe e fuqisë dhe shkallës së tyre vjen nga madhësia e tregut kinez ku ato dominojnë.

Në fakt, Didi Chuxing, që ka një vlerë të llogaritur prej 50 miliardë dollarësh, vitin e kaluar mundi Uber, njëbrirëshin më të madh në botë, në një betejë mes dy startup-eve të transportit, duke fituar një investim të rrallë dhe të rëndësishëm nga Apple.

Lexoni: Fakte që nuk i dinit për Startup-et me vlerë miliarda $

Shumica e gjeneratës së re të njëbrirëshve të Kinës janë në industrinë e tregtisë elektronike dhe të internetit, një pasqyrim i rritjes së klasës së mesme të Kinës me interesin gjithnjë në rritje për mallrat dhe shërbimet online.

Ndiqni paratë

Aftësia për të prodhuar njëbrirësh varet nga investitorët e gatshëm për të mbledhur paratë, si dhe konsumatorët që dëshirojnë të blejnë produktin ose shërbimin.

Gjigantët më të mëdhenj të Kinës në internet – Baidu, Alibaba, Tencent dhe JD.com – kanë investuar në 46% të njëbrirëshve të Kinës, sipas CB Insights.

Por sipërmarrësit kapitalistë ende kanë një interes të madh për Azinë, me një rekord prej 56.4 miliardë dollarë të parashikuar për të shkuar në kompanitë e teknologjisë aziatike deri në fund të vitit 2017.

Financimi i kapitalit sipërmarrës për kompanitë e teknologjisë me bazë në Azi

Kjo rritje e aktivitetit të investimeve kontribuon në vlerësime më të larta që në anën tjetër inkurajojnë investime më të mëdha nga Apple, Facebook apo Google.

Ambiciet globale?

Ndërsa rritja e njëbrirëshve kinezë përbën interes në vetvete, mund të jetë edhe më interesante për të vëzhguar atë që ato bëjnë (dhe ku shkojnë) në vijim.

Kohët e fundit, sipërmarrësit kinezë për startup-in e ndarjes së biçikletave, Mobike & Ofo, kanë filluar të flasin për ambiciet e tyre për t’u zgjeruar në nivel global.

A munden këto firma që kanë kapur tregjet kineze në një shkallë kaq të madhe të përkthejnë ofertën e tyre në një audiencë globale?

Lexoni: 7 fjalët që duhet t’i ndalosh nga fjalori i biznesit

Njëbrirëshat mund të jenë një gjë e rrallë statistikore, por nuk ka asgjë mitike për ngritjen e skenës startup në Kinë. Është koha që pjesa tjetër e botës të kushtojë më shumë vëmendje.

burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0