Dëshiron të rritesh në detyrë? Bëhu njëbrirësh. - Business Magazine Albania

Dëshiron të rritesh në detyrë? Bëhu njëbrirësh.


Punoni shumë, por asnjehërë nuk merrni vlerësimin e duhur? Po mendoni të aplikoni për një punë më të mirë dhe dëshironi të dalloheni nga kandidatët e tjerë? Atëherë ju duhet të bëheni një njëbrirësh, një punonjës unik me aftësi të veçanta. Edhe pse ekzistenca e tyre nuk është vërtetuar, njëbrirëshi, si një figurë mitologjike simbolizon suksesin dhe hapjen e mundësive të reja.

Prandaj BusinessMag ju sugjeron të bëheni të tillë për të arritur atë që dëshironi. Si mund të bëheni njëbrirësh? Duke zbatuar këshillat e mëposhtme:

Bëjeni punën mirë çdo ditë në çdo detyrë që ju besohet. Punët shkel e shko nuk lënë përshtypje të mirë. Për t’u dalluar, dhe për t’u rritur në detyrë ashtu siç synoni, ju duhet të bëni një punë të jashtëzakonshme në mënyrë që dhe shefi të vlerësojë përpjekjen tuaj.

Bëhuni ekspert në diçka të caktuar. Njerëzit i drejtohen ekspertëve për këshilla dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Kërkoni hapësira në kompaninë tuaj ku mund të përdorni aftësitë tuaja dhe të bëheni një ekspert.

Dilni vullnetar. Ngrijeni dorën dhe bëhuni pjesë si vullnetar në projekte ku mund të përdorni aftësitë tuaja për të ndihmuar punonjës të tjerë, ndërkohë që demostroni aftësitë tuaja në menaxhim.

Ndani njohuritë tuaja me të tjerët. Koordinoni disa seanca ditore, ku ju ofroni trajnime për pjestarët e tjerë në organizatën në fushën tuaj të ekspertizës.

Bëhuni një mentor. Një studim nga Sun Microsystems zbuloi se njerëzit që ishin mentorë kishin më shumë mundësi për t’u rritur në detyrë.

Ofrojini ndihmë kolegëve tuaj. Mos prisni që dikush tjetër t’ju afrohet, përfshihuni atëherë kur dikush tjetër ka nevojë për ndihmë. Mos prisni asgjë në këmbim. Ndihmojini të tjetrët me dëshirë, jo për të marrë diçka nga ata.

Shkruani për fushën tuaj të ekspertizës. Jepni kontributin tuaj në website-in e kompanisë apo në blogjet e shoqatave të industrisë. Në këtë mënyrë ju mund të ndihmoni të tjerët, të shpalosni aftësitë tuaja dhe gjithashtu të promovoni brandin tuaj personal për një audiencë më të madhe.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0