Ka një aftësi të nevojshme që të rinjtë të shkëlqejnë në vendin e punës - Business Magazine Albania

Ka një aftësi të nevojshme që të rinjtë të shkëlqejnë në vendin e punës

aftesi

Ekziston një aftësi, që të gjithë të rinjtë kanë nevojë, për të lulëzuar në vendin e punës – sot dhe në të ardhmen – dhe ajo ekziston për mijëra vjet.

“Nëse do të mund t’i jepja një aftësi vajzave të mia 13 dhe 16-vjeçare, që mendoj se do t’i rezistonte kohës, do të ishte aftësia për të treguar”, tha sipërmarrësi milioner Scott Galloway.

Mënyra dhe se çfarë të tregoni, mund të mos jetë e rëndësishëm, sepse platformat, që njerëzit përdorin për të komunikuar, mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Pjesa e rëndësishme, është zhvillimi i “aftësisë për të shkruar mirë, aftësisë për të artikuluar ide dhe një aftësisë për të paraqitur ide me të dhëna, grafikë, prezantime”, tha Galloway.

Galloway është profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Stern, të Universitetit të Nju Jorkut, i cili, në vitin 2005, filloi L2 Inc. — një projekt kërkimor, që u shndërrua në konsulencë për inteligjencën e biznesit dhe i ndihmon markat, të mësojnë se si t’i tregtojnë audiencës në internet.

Firma e konsulencës e biznesit të IT-së Gartner, thuhet se bleu L2 Inc. për më shumë se 130 milionë dollarë në 2017.

Sot, për strategjinë e tij të markës dhe kurset e marketingut dixhital, ai përshkruan se si tregimi dhe histoiria e një marke, mund të kontribuojë drejtpërdrejt ose të dëmtojë suksesin e saj.

Rëndësia e të treguarit, është veçanërisht arsyeja, pse të rinjtë nuk duhet të mbështeten vetëm në mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, si ChatGPT – as tani, as kurrë, tha Galloway.

“Ne nuk e dimë, nëse pas pesë vitesh, ndonjë rrjet nervor do të zëvendësojë ChatGPT. Ne nuk e dimë nëse kodimi do të jetë i vjetëruar,” tha ai.

Ekspertët e menaxhimit pajtohen – të kuptuarit e inteligjencës artificiale (IA) është e rëndësishme, por nuk është aftësia e vetme e nevojshme, për të pasur sukses në punë.

Punëdhënësit, duan të punësojnë kandidatë me një kombinim të aftësive sociale dhe profesionale, si të menduarit analitik, të menduarit krijues, aftësitë drejtuese dhe kurioziteti, vuri në dukje një raport nga firma konsulente e menaxhimit Oliver Wyman, në fillim të këtij viti.

Një tjetër këshillë, Galloway thotë: Të gjesh një mënyrë, për të qenë ekspert në fushën tënde, është një mënyrë e mirë për t’u bërë i suksesshëm, pavarësisht se çfarë ndodh tjetër rreth jush.

Gjeni një hapsirë, sado e ngushtë të jetë, dhe përpiquni ta zotëroni atë. Përkushtohuni, që të jeni një nga njerëzit më të ditur në botë në një fushë. / Shqip.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0