Java e biznesit në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë flet ministrja Delina Ibrahimaj - Business Magazine Albania

Java e biznesit në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë flet ministrja Delina Ibrahimaj

Një përvojë në konsolidim, që kërkon në mënyrë institucionale të dëgjohet biznesi me shqetësimet e tij, por edhe të promovohet.

Në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë do të shpaloset java ndërkombëtare e sipërmarrjes.

Java fillon më 13 dhe mbaron më 19 nëntor. Do të jetë e mbushur me 60 evente të ndryshme, të cilat organizohen nga 35 organizatorë, që janë biznese, qeveria, universitete apo organizata ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e biznesit,” thotë ministrja e shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Më 13–19 nëntor një seri e larmishme veprimtarish diskutojnë se “çfarë i mungon ekosistemit shqiptar?”, por edhe pritshmëritë mbi rëndësinë, vëmendjen dhe kujdesin ndaj sipërmarrjes.

Historitë e sipërmarrësve të suksesshëm nuk do të mungojnë përgjatë këtyre ditëve.

Do të ketë sipërmarrës që kanë nisur me hapa të vegjël dhe sot kërkojnë të arrijnë katër anët e globit.

Gjatë kësaj jave, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet aktorëve të ndryshëm për të nxitur inovacionin, zhvillimin ekonomik, dialogun apo edhe diskutimin për çështje që kanë rëndësi për biznesin dhe duhet të zgjidhen bashkërisht,” shprehet znj. Ibrahimaj.

Autoritetet thonë se do të diskutojnë së bashku për Shqipërinë e së ardhmes.

Javë të mbarë biznesit vendas dhe të huaj!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0