Italia, gati në aprovimin e ligjit për 4 ditë pune në javë - Business Magazine Albania

Italia, gati në aprovimin e ligjit për 4 ditë pune në javë

Java e punës 4-ditore mund të bëhet realitet në Itali. Dhe në krye do të ishte gjigandi i bankes Intesa Sanpaolo disa degë edhe në Como, e cila po studion propozimin së bashku me sindikatat. Punonjësit nuk do të punonin më 5 ditë, por një më pak dhe me të njëjtën pagesë.

Duke qenë se inovacioni do të prekte bankën lider të vendit, ëshët e lehtë të kuptohet pesha e këtij negocimi. Për momentin, megjithatë, sindikatat kanë rezervuar një studim të thelluar dhe verifikim ligjor për kohën e nevojshme për të identifikuar zgjidhjet më të mira për punëtorët.

Propozimi i Intesa

Propozimi që Intesa Sanpaolo u ka bërë sindikatave është ndarja e orarit në 4 ditë në javë për 9 orë në ditë. Zgjedhja e ditës “të lirë”, në gjendjen aktuale të negociatave, mund të jetë vullnetare dhe do të ekzistonte mundësia e ndryshimit të ditëve të punës gjatë javës, nga e hëna në të premte, në marrëveshje me menaxherin.

Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek, shprehet:

“Të ofrosh një pagë konkurruese sot, nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”.

Ai shpjegon se java katërditore e punës, të cilën po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ideja ka joshur së fundi edhe Italinë dhe pritet të vendoset.

Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive që vendosin vullnetarisht të marrin pjesë në projekt, ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë.

E gjithë kjo, pa pësuar ulje rroge. Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i Autonomy, një organizatë kjo e pavarur kërkimore.

“Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka rënë asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.

Pas suksesit  në vende të afërta, si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës. Autori i librit “Të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante, argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë. Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës, që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri si në nivel social, ashtu edhe në atë ekonomik.

Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0