Eksperti i produktivitetit tregon 2 rutina që do t’ju bëjnë më të fo... - Business Magazine Albania

Eksperti i produktivitetit tregon 2 rutina që do t’ju bëjnë më të fokusuar dhe të lirë pas punës

Në 2026-ën, shumë profesionistë kërkojnë mënyra për të përmirësuar fokusin dhe për të mos u mbërthyer nga puna edhe pasi dita përfundon. Cal Newport, profesor i Georgetown University dhe ekspert i produktivitetit, ka dy këshilla të thjeshta por jashtëzakonisht efektive që mund t’i shtoni në rutinën tuaj në punë.

Lexo gjithshtu: Sekreti i suksesit sipas Steve Jobs: Ndiq zemrën dhe intuitën tënde

E para lidhet me përgatitjen për punë të thellë. Newport sugjeron që para se të filloni një sesion ku kërkohet përqendrim maksimal, të bëni një aktivitet që sinjalizon trurit tuaj se po kaloni në “modalitet punë të thellë”: një shëtitje të shkurtër, përgatitje çaji apo rregullimi i tavolinës. Truri nuk është i dizajnuar për përqendrim të vazhdueshëm në detyra komplekse pa përgatitje, kjo rutinë e vogël funksionon si një “ngrohje” para se të nisë gara.

E dyta është rutina e mbylljes së ditës. Në fund të punës, Newport këshillon të kontrolloni inbox-in një herë të fundit, të shikoni kalendarin për ditët e ardhshme dhe të shkruani kujtesa. Më pas, vendosni një sinjal të qartë që punët për sot janë mbyllur, ai vetë përdor një kutizë që shënon “Shutdown complete”. Kjo praktikë ndihmon trurin të largohet nga mendimet e punës dhe t’ju lejojë të shijoni kohën jashtë zyrës pa ndjenja fajësie apo stres.

Sipas Newport, këto dy hapa nuk ndryshojnë magjikisht jetën tuaj, por truri mëson të ndalojë ruminimet, duke ju dhënë mundësinë të përfitoni më shumë nga koha jashtë punës. Një mënyrë e thjeshtë për të rritur produktivitetin dhe për të ruajtur ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0