Facebook dhe Instagram, a e kërcënojnë shëndetin mendor? - Business Magazine Albania

Facebook dhe Instagram, a e kërcënojnë shëndetin mendor?

Në dhjetorin e vitit 2017, vetë studiuesit e Facebook pranuan dyshimet se faqja mund të ishte potencialisht kërcënim për shëndetin mendor të publikut. Charlotte Drainger ka refekltuar rreth kësaj teme: “Kisha disa muaj që mendoja nëse do të hiqja dorë apo jo prej kësaj platforme. Por ky lajm ishte vendimtar për mua. I braktisa rrjetet sociale. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Vitet e fundit, ka pasur shumë studime, se si një shkëputje nga mediat sociale të përmirëson ndjeshëm mirëqenien tuaj. Unë i lexoja me durim dhe mbaja shënim secilën prej tyre”, tha ajo.

Ajo kujton se, mënyrat se si i përdorja mediat sociale, ishin bërë befas një pjesë integrale e ekzistencës sime. Kjo ishte diçka që nuk e kisha llogaritur kurrë. Kështu, pasi lexova atë që po thonin studiuesit e Facebook, vendosa të bëja të vetmen gjë që munda për të çliruar veten nga e gjithë kjo. Nuk ç’aktivizova vetëm llogarinë timë në Facebook, por dhe atë në Instagram. Ja pse kjo lëvizje ishte 100 për qind mënyra më e mirë për ta nisur vitin e ri.

Kam më pak arsye për t’i zvarritur gjërat që kanë rëndësi për mua

Unë jam një profesioniste e pavarur. Ndaj nëse nuk punoj, nuk paguhem. Prandaj, është e drejtë të thuhet se Facebook dhe Instagram po ndikonin negativisht në punën time dhe guxoj ta them edhe mbi të ardhurat e mia. Dita ime e zakonshme e punës ishte pak e shumë kjo: kafe, kontroll i emaileve, nisja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un, u përgjigjesha telefonatave, kontrolloja Instagramin, vazhdoja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un…

Pra, çdo detyrë e lidhur me punën zvarritej për shkak të angazhimit me mediat sociale. Tani që llogaritë nuk janë më të aksesueshme, unë nuk kam më mundësi t’i kontrolloj ato. Ndaj, arrij të bëj shumë më tepër punë dhe kam kohë për të bërë punë shtesë, si p.sh. t’u përgjigjem më shumë emaileve dhe të bisedoj me klientët e mundshëm. Gjithsesi, është një përvojë e vështirë, pasi dëshira për t’u rikthyer sërish më shfaqet disa herë në ditë, gjë që mund të jetë shenjë e varësisë nga përdorimi i mediave sociale.

Nuk më intereson çfarë bëjnë njerëzit e tjerë

Më vjen turp ta pranoj se më interesonte shumë të mësoja se çfarë po bënin të gjithë në rrethin tim shoqëror. Edhe nëse takoheshin vetëm për kafe apo kishin bërë check-in në kinema, pyesja veten se përse nuk isha në listën e të ftuarvedhe do të filloja të ndihesha shumë e shqetësuar për të gjithë.

Injoranca është vërtetë lumturi. Por, do të doja që këtë gjë ta kisha zbuluar më herët. Kur nuk jeni me ta, nuk ka asgjë veçanërisht të dobishme ose produktive të dish se çfarë po bëjnë njerëzit. Për momentin, nuk e kam as idenë më të vogël se çfarë po bëjnë njerëzit që njoh. Dhe e dini çfarë? As që më intereson. Unë jam duke u marrë me punët e mia dhe ata po ashtu. A nuk ekzistonte jeta sociale edhe para rrjeteve sociale?

Njerëzit që kanë rëndësi për mua, më kontaktojnë ende

Frika ime më e madhe nga shkëputja përgjithmonë nga rrjetet sociale, ishte se nuk do të kisha asnjë mënyrë për të mbetur në kontakt me njerëzit përreth meje. Nga ngjarjet tek grupet, Facebook ofron një mënyrë shumë të lehtë për të qëndruar në kontakt me rrethet tuaja sociale. Kisha përshtypjen se nëse nuk do të kisha më një profil, do ta kisha të vështirë të ruaja marrëdhëniet e mia dhe do të isha gjatë gjithë kohës jashtë ciklit figurativ. Fatmirësisht, asgjë nuk mund të ishte më larg të vërtetës.

Lexoni më tepër: Fenomeni LinkedIn dhe si mund të ekspozohemi ndaj rekrutuesëve

Miqtë e mi dhe anëtarët e familjes që kanë më shumë rëndësi për mua, u përshtatën shumë shpejt me ndryshimin.

Meqë nuk arrita të bëja njoftimin e madh “Unë po largohem nga Facebook!”, disa prej tyre me kontaktuan shumë shpejt për të mësuar se çfarë më kishte ndodhur. Në dy javët e fundit, kam pasur më shumë tekste dhe mesazhe se kurrë më parë. E vërteta është se Facebook-u nuk krijon miqësi; është thjesht një platformë. Kur ta braktisni, njerëzit që kanë rëndësi do të jenë ende aty.

Ftesat që marr janë më të sinqerta

Sa shumë ftesa përmes Facebook merrja dikur! Të ftohesh në klube e grupime të pafundme çdo ditë ishte rraskapitëse. Shumicën e kohës, këto ftesa nuk ishin kërkesa të sinqerta për pjesëmarrjen time, por një mënyrë për të rritur numrat në faqet e ngjarjeve, apo për të shitur bileta para kohe. Sot nuk më mungojnë ftesat për aktivitete të ndryshme, madje ato janë plotësisht të sinqerta.

Ndihem e lirë ta jetoj momentin

Nuk e kisha kuptuar më parë, por në disa aspekte, unë e jetoja jetën time për hir të rrjeteve sociale. Kur dilja për të ngrënë me miqtë ose familjen, bëja gjithmonë një pauzë për t’i bërë një foto ushqimit të shpejtë që po hanim për ta hedhur në Instagram. Sa herë që takoja dikë për të biseduar, do të përdorja Facebook-un për të check–uar në cilindo bar apo kafene që frekuentonim.

Historia ime në Instagram ishte vazhdimisht plot me video dhe foto që dokumentonin jetën time të përditshme. Ishte një varësi, një sëmundje. Tani që nuk jam më e detyruar të përditësoj jetën time, gjërat janë pak më ndryshe. Unë ulem për të ngrënë një vakt diku dhe shoh se si duket pjata për veten time, dhe për askënd tjetër.

Takohem dhe bisedoj me miqtë e mi realisht. Bëj gjëra dhe i shijoj ato pa e menduar fare se sa bukur do të duken në Story-n tim në Instagram. Është çliruese në një mënyrë që nuk e kisha menduar kurrë se mund të ishte dhe, të paktën tani për tani, e dua faktin që po e jetoj jetën time për kënaqësinë time, jo për mediat sociale.

rd.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0