10 cilësi që ndajnë folësit në "folës të mirë" dhe "folës të tjerë" - Business Magazine Albania

10 cilësi që ndajnë folësit në “folës të mirë” dhe “folës të tjerë”

10 cilësi që ndajnë folësit në "folës të mirë" dhe "folës të tjerë"

Nga Etleva Pushi

Këto janë shënimet e mia për tre minuta që foli një anglez gjatë një takimi pune. Ky qëlloi folës i mirë.

Kështu i ndajmë ne përkthyesit folësit, në folës “të mirë” dhe folës që “mos të rënçin për pjesë”

Folësit e mirë dhe “ata të tjerët” në kllapa:

1. shqiptojnë qartë (të tjerët i hanë fjalët)

2. kujdesen që të gjithë pjesëmarrësit t’i dëgjojnë (të tjerët flasin vetëm për vete dhe bezdisen kur i kujton se duhet të ngrenë zërin)

3. flasin me ritëm të arsyeshëm (të tjerët fluturojnë dhe kujtojnë që po i lënë të tjerët pa mend me shpejtësinë rrufe)

4. kanë intonacion (të tjerët janë të mërzitshëm, monotonë, ta vrasin çdo fije interesi apo kurioziteti)

5. mendojnë para se të flasin (të tjerët thjesht flasin)

6. ndjekin një vijë logjike (të tjerët nuk i merr vesh pse kërkuan fjalën)

Lexo edhe:Synthesia, startup i mbështetur nga Nvidia, zbulon avatarë të AI që mund të përcjellin emocione njerëzore

7. kanë një kontakt të mirë me sy me dëgjuesit (të tjerët i mbajnë sytë të ngulur te fjalimi i shkruar)

8. e dinë për çfarë flasin (të tjerët janë nga ata që vijnë për të zëvendësuar shefin që në moment të fundit i dërgoi se ashtu i doli një punë)

9. gjërat e vështira i prezantojnë thjesht (të tjerët bëjnë si ekspertë që vuajnë se jo kushdo i kupton)

10. kur e dinë se do të komunikojnë me dëgjuesit përmes përkthyesit, kujdesen që të jenë edhe më të qartë se zakonisht, se e dinë se përkthyesi mund të jetë “i mirë”, po mund edhe të jetë nga ata që “mos të rënçin për pjesë” 🙈 (të tjerëve as u shkon fare ndër mend se fjala e tyre kalon një herë nga truri, veshi dhe goja e përkthyesit)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0