Përtacia, shenjë e inteligjencës së lartë?! - Business Magazine Albania

Përtacia, shenjë e inteligjencës së lartë?!

Përtacia, shenjë e inteligjencës së lartë?!

Një koncept që shpesh përballet me paragjykime mund të jetë një tregues i inteligjencës së lartë: përtacia.

Psikologët dhe studiuesit kanë vënë re një lidhje intriguese mes inteligjencës së lartë dhe aktivitetit fizik më të ulët. Një studim i Florida Gulf Coast University tregon se individët që kalojnë kohë duke reflektuar, lexuar apo analizuar shpesh duken “përtacë” për të tjerët, ndërkohë që ata thjesht preferojnë stimulimin mendor mbi atë fizik.

Lexo edhe:Italia leksione Europës për krizën, ul akcizën për karburantet

Studimet e botuara në “Journal of Health Psychology” sugjerojnë se njerëzit më pak fizikisht aktivë zakonisht shfaqin një IQ më të lartë. Ata ndihen të plotësuar nga aktivitete që kërkojnë përqendrim dhe kreativitet, si stuhia e ideve, debatet ose zgjidhja e problemeve komplekse. Kjo “nevojë për njohje” i bën ata të më pak të mërzitur dhe më të dhënë pas mendimeve të thella, shpesh duke kaluar më shumë kohë duke medituar sesa duke vepruar.

Në këtë kontekst hyn edhe rituali i mëngjeseve të ngadalta. Në një botë ku produktiviteti glorifikohet dhe motoja “wake up and grind” dominojnë, mëngjeset e shtyra nuk janë shenjë dembelizmi, por e zgjuarsisë dhe vetëdijes. Një mëngjes i qetë, me kafe në dritare, dush të gjatë dhe muzikë që të fton të marrësh frymë, është një hap i vogël rebel ndaj ritmit të vrazhdë të ditës. Dita e mirë nuk përcaktohet gjithmonë nga ora e alarmit, por nga mënyra se si e përjeton çdo moment të parë të saj.

BTH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0