Fenomeni LinkedIn dhe si mund të ekspozohemi ndaj rekrutuesëve - Business Magazine Albania

Fenomeni LinkedIn dhe si mund të ekspozohemi ndaj rekrutuesëve

Linkedin

Facebook mund të jetë platforma sociale me më shumë përdorues në botë, por Linkedin ka qenë në treg për më shumë kohë dhe është platforma kyçe për ata që kërkojnë të krijojnë marrëdhënie biznesi dhe mundësi punësimi në gjeneratën e re. 

LinkedIn u krijua për herë të parë në vitin 2002 në dhomën e ndenjes së bashkëthemeluesit Reid Hoffman, ngjashëm me shumë kompani teknologjike të suksesshme dhe u lançua në 5 Maj 2003!

Teknologjia zhvillohet dhe ndryshon në mënyrë të paparashikueshme dhe me një shpejtësi marramendëse, por kompania duket se i ka rezistuar tregut për 20 vite dhe vazhdon të kryesojë në linjën e veçantë të përmbajtjes dedikuar biznesit. Në fund të vitit 2021 LinkedIn shënonte mbi 830 milionë përdorues dhe 58 milionë kompani të regjistruara. Por, vetëm 40% e përdoruesëve e aksesojnë LinkedIn çdo ditë.

Ka rëndësi të krijoni një profil, i cili ju ndihmon të ekspozoheni te njerëz të rinj, të cilët mund t’ju ofrojnë mundësi pune apo mundësi biznesi. Asnjëherë nuk e dini çfarë shansesh mund të sjellë një connection në LinkedIn!

Lexo: Mbi 800 kWh, energjia do të kushtojë mbi 4 herë më shumë

Në Shqipëri numri i përdoruesëve është dyfishuar në dy vitet e fundit, duke shkuar në 444 mijë përdorues në 2022, sipas NapoleonCat. Gjithnjë e më shumë rekrutuesit kërkojnë për talente në LinkedIn, veçanërisht në industri teknologjike. Shifrat e reklamimit të një vendi pune qëndrojnë relativisht të larta krahasuar me platforma të tjera. Por, cilët janë hapat për të krijuar një profil që tërheq vëmendje dhe tregon se ti zotëron të gjitha aftësitë e duhura për t’u punësuar? 

Shumica e artikujve me këshilla për një profil LinkedIn-i profesional e vendosin fokusin te përkujdesja për profilin, duke filluar nga fotoja që duhet të zgjidhni e deri te përmbajtja që duhet të promovoni. Ju mund të ndiqni këto hapa të thjeshtë:

  1. Fotoja e profilit

Thonë se nuk kemi një mundësi të dytë për të dhënë një përshtypje të parë dhe kjo është e vërtetë edhe në LinkedIn. Mënyra se si e paraqisni veten thotë shumë për ju. Zgjidhni një foto që ju bën të dukeni profesional, një foto me cilësi të mirë ku dukeni vetëm ju. Fytyra juaj duhet të zërë një pjesë të konsiderueshme të fotos dhe shprehia të përshtatet me karakterin tuaj në përditshmëri. Nuk rekomandohet të përdorni filtra, por nëse është e nevojshme të bëni editime të vogla sigurohuni që po i bëni në mënyrë të mençur dhe pa ekzagjerime. Ky është hapi i parë për të treguar se jeni miqësor dhe i besueshëm….

Për të lexuar artikullin e plotë me eventet e tre muajve të fundit abonohuni në Business Magazine ose porosisni Business Magazine 29 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0