Nuk kishte si të mungonte edhe këtë të Enjte paneli i jurisë:
1. Artan Dulaku është themelues i “Edil al Group”, i Qendrës Tregtare Kristal, ETC, rrjetit supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion +. Ai është investitor në kompani ndërtimi, është koncesionari i Ford, Ranger Rover dhe lista e tij e investimeve vazhdon të rritet duke u bërë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Çdo sipërmarrje e tij ka pasur sukses, të cilat vazhdojnë të rriten edhe sot duke sjellë cilësinë në tregun shqiptar.
2. Gladiola Dona është themeluese e “Akademisë së turizmit dhe mikëpritjes”. “HOSPITALITY & TOURISM Academy” është një qendër profesionale për të rinj ambiciozë në fushën e Hoteleri Turizmit. E liçensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qendra trajnon dhe certifikon profesionistë barman, kamarier, recepsionistë, hotelier, menaxher, hostess, agjent udhëtimesh, menaxher eventesh dhe bufe etj. Një shërbim tjetër i kesaj akademie është “Start-up“, një paketë në ndihmë të sipërmarrësve të rinj që planifikojnë të hapin një biznes në fushën e HORECA, që nga arredimi, oferta, marrëdhëniet me furnitorët, përzgjedhja e trajnimi i stafit, deri tek konsulenca për një periudhë kohe të caktuar deri sa biznesi të fillojë operimin e suksesshëm.
3. Avni Ponari është CEO i “Sigal Uniqa Group Austria”, një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Avni Ponari është jo vetëm lider i suksesshëm, por gjithashtu aksioner i 8 kompanive të sigurimit “SIGAL UNIQA” në rajon (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) si dhe i disa bizneseve të tjera të tilla si: koncensionarë makinash, rrjet hotelerie, agjenci doganore etj.
4. Austriaku Peter Simoner është CEO i një kompanie serioze dhe prestigjioze në Tiranë, “Lotaria Kombëtare” by Austria. Një kompani që jo vetëm bën të mundur argëtimin, fitimin ku nuk kanë qenë të paktë ata që janë bërë milionerë, por dhe që me taksat e tyre ndihmojnë në mirëqënien tonë, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në jetesën e shqiptarëve, duke kontribuar në projektet e mirëqënies sociale apo të mirave publike, në investime me vlerë deri më 150.000 euro. Ai gjendet në Tiranë prej tri vitesh.
5. Suzana Adili është përfaqësuese e institucionit financiar “AK-Invest”. AK-Invest sha ofron nga ndermjetesimi ne kembimin valutor, pagesa dhe sherbimi i rekuperimit te fondeve e deri te perllogaritja e riskut dhe outsourcing, ajo sha ofron zgjidhje per kembime valutore te integruar per bizneset dhe investuesit privat ne Shqiperi. Duke asistuar 2600 ndermarrje dhe investues privat me Pagesat Tregtare Globale AK-Invest sha eshte nje prej furnitoreve Jo- Banke me te medhej ne Shqiperi te perllogaritjes se riskut dhe kembimit valutor. AK-Invest sha eshte Superagjent i MoneyGram, e cila eshte nje lider boteror ne sherbimin e transferimit te parave, duke punuar prane me agjente te perzgjedhur ne 200,000 zyra ndermjet 180 vendesh dhe shtetesh. AK-Invest eshte nje nga konkurentet kryesor si specialist ne fushen e shitjes ne tregun e shkembimit valutor, me mbi 100 filiale, kryesisht ne qytet me te medha ne Shqiperi si dhe pikat turistike.
Këtë here ishin 7 gjysëmfinalistë që ndanë se ku kishin arritur me punën e tyre, çfarë kërkonin në këtë fazë dhe planin financiar të tyre. Pas një periudhe këshillimi dhe mentorimi me tre mentore, ata vijnë më të përgatitur dhe më të sigurtë se kurrë në këtë fazë gjysëmfinale. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënë pyetje, komente si dhe përgëzuan gjysëmfinalistët për projektet e tyre.
– I pari në këtë gjysëmfinale ishte Elton Saliaj me projektin e tij “NeoCharger”. Tashmë ai kishte ardhur me një produkt fizik dhe ishte gati për ta bërë pjesë të restoranteve, bareve, hoteleve, zyrave dhe jo vetëm këtë produkt. “Neocharger” në brendësi ka një bateri të fuqishme që karikon deri ne 8 celularë. Eltoni ishte lidhur me një lokal me një projekt pilot për të testuar “NeoCharger-in”. Në këtë fazë ai kërkonte investim prej 20 mijë euro për të nxjerrë në treg rreth 700 njësi të tilla.
– E dyta që u prezantua ishte Shpresa Tresi me projektin e saj “Tresi Style”, një brand i synuar që të jetë tërësisht shqiptar. Gerti Boshnjaku, njëri nga anëtarët që ka qenë pjesë e jurisë i premtoi ndërtimin e një faqe webi, e cila tashmë është në realizim e sipër. Puna e saj me produktet vazhdon me ritme mjaft të larta dhe ajo në këtë fazë kërkonte një investim prej 100 mijë euro, për rritjen e lëndës së parë, fuqisë puntore dhe blerjen e makinerive. Suzana Adili një nga anëtarët e jurisë së kësaj gjysëmfinale i siguroi marrjen e një kredie të butë.
– I treti në këtë puntatë ishte Sadi Lika me “Emily Bike”, biçikletat elektrike për qytetin e Durrësit, për dhënien me qera dhe shitjen e tyre. Gjatë këtij prezantimi ai ndau me entuziasëm planin e tij të biznesit, fazën se ku kishte arritur deri tani dhe atë që kërkonte në këtë fazë. Ai donte një investim prej 20 mijë euro.
– E katërta ishte Stela Toska me “Creativity zone”. Nikolin Jaka Kryetari i Dhomës së Tregëtisë i kishte premtuar prezantimin e produkteve tek një stendë te panairi “Work& Study”. Ndërsa zoti Avenir Kika i bëri të mundur një ekspozitë të produkteve të saj në qendrën kulturore “Tulla”. Stela prezantoi idetë e saj të qarta, fazën se ku kishte arritur me projektin e saj si dhe kërkoi në këtë fazë investim për hapjen e një dyqani fizik dhe shtimin e fuqisë puntore. Avni Ponari pronari i “Sigal” u ofrua se shumën e hapjes së një dyqani do ia siguronte ai duke i blerë rreth 1000 qeramike sa për të mbuluar një çati shtëpie.
– I pesti në garë ishte Ajet Halili me idenë e tij “Elektrolizieri i ujit”. Anëtari i jurisë Avni Ponari i kishte premtuar mbulimin e kostos për ndërtimin e pajisjes “Elektrolizier”, të cilën ai e shfaqi puntatën e djeshme. Edhe Ajeti prezantoi planin projekt të tij dhe kërkoi në këtë fazë investim për hapjen e një ofiçine, për të prodhuar në masë këtë pajisje që u shërben të gjithë personave për ta vendosur në makinat e tyre dhe për të kursyer më shumë se 30% karburant. Produksioni i “Do you have an idea?” i premtoi në këtë gjysëmfinale se do merrej me procedurat e patentimit të kësaj shpikjeje si dhe pas pantentimit anëtarët e jurisë Avni Ponari dhe Artan Dulaku premtuan se do investonin për projektin e tij.
– I gjashti ishte Eldi Zebeli me “Punimet e tij me makram”. Ai kishte fituar një set fotografik tek editoriali i “Living” për të reklamuar punimet e tij. Pasi ai prezantoi planin e tij të projektit për bizhuteritë e tij të veçanta kërkoi një investim prej 10 mijë euro për ta shpërndarë këtë brand online kudo.
– Ideja e fundit ishte “Share Albania“ nga Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj, një projekt që bën jo vetëm promovimin e turizmit, por edhe të biznesit shqiptar. Pas suksesit në fazën e parë ata u këshilluan nga mentorët e zgjedhur Arta, Gerti Boshnjaku dhe Gladiola. Geldi dhe Klaudio në prezantimin e tyre shpalosën planin financiar si dhe kërkuan një partneritet për të qenë pjesë e projektit të tyre dhe për ta çuar përpara atë.
Në fund të puntatës së parë të gjysëmfinaleve, vetëm dy prej ideve arritën të kalonin në fazën finale: “Creativity zone” nga Stela Toska dhe projekti “Share Albania” nga Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj.
“Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.
Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni gjysëmfinalen tjetër të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 25 Maj në Vizion Plus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.