"Bravo Avni Ponari", dedikuar CEO-s së SIGAL ALBANIA nga prestigjiozja Huffington Post - Business Magazine Albania

“Bravo Avni Ponari”, dedikuar CEO-s së SIGAL ALBANIA nga prestigjiozja Huffington Post


Jashtë mikrofonit dhe në bisedat tona jo të pakta joformale, Avni Ponari shfaq shqetësimin e tij të thellë për sfidat e qeverisë që has Shqipëria, duke marrë në konsideratë që çdo parti politike në pushtet është larg nga udhëheqja. Një prej tre shteteve më të varfra të Europës duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Kosovën, Shqipëria i përngjan sot më shumë një republike bananesh të udhëhequr në mënyra kakiste, se sa një vendi kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

CEO aktual i SIGAL UNIQA (kompanisë më të madhe të sigurimeve në pjesë tregu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) është një lider në shumë disiplina, i cili mban presidencën e Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Konsullin e Nderit të Mbretërisë së Japonisë në Shqipëri.

Në një vend të njohur për korrupsionin e mprehtë dhe praktikat e biznesit të orientuara prej aksioneve mafioze, ku rryshfeti është bërë një rutinë e përditshme për çdo qytetar, ku dhjetëra parlamentarë me reputacion të dyshimtë lejohen të bëhen pjesë e partive të mëdhaja, dhe ku sistemi jurdik favorizon ekstremisht të pasurit dhe të fuqishmit, Avni Ponari mban reputacionin e tij të paprekshëm dhe të panjollosur.

Shtetet duhet të menaxhohen nga profesionistë super të edukuar, intelektualë, nga ata që filozofi Jose Ortega y Gasset i quante “personas excelentes”, (njerëz të shkëlqyer), dhe jo nga politikanë të përjetshëm, të cilët pak ia kanë idenë e sfidave të vërteta në kujdesin shëndetsor, arsimim, infrastrukturë, ekonomi, tregun e punës dhe transport. Një vend në nevojë të dëshpëruar për përmirësimin e klimës së biznesit, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për përmirësimin radikal dhe shndërrimin e tregut të punëve në manifakturim, ka nevojë për një vizionar dhe një lider biznesi si kapiten dhe për këtë arsye edhe si President. Roli i Presidentit në republikën aktuale të Shqipërisë është ai i një kryetari pa rol ekzekutiv.

Ndërveprimet që kam patur me Avni Ponari që prej mbërritjes sime në tokën shqiptare më 30 Gusht 2015 kanë qenë të shumta. E njoha për herë të parë atë në zyrën e tij origjinale në katin e katërt të Qendrës së Biznesit SIGAL të shtunën e 17 tetorit 2015.

Pas takimit të parë ne kemi patur mundësi të shumta për takime drekash dhe darkash në Qendrën e Biznesit Sigal, dhe për kafe në Sheraton Hotel Tirana. Madje kam udhëtuar drejt veriut të Shqipërisë me Avni Ponari për të parë me sytë e mi punën e tij filantropike në mbështetje të komuniteteve lokale në zonat e pazhvilluara të Vermoshit.

avni-ponari-businessmag

Që prej 2008-s kam takuar personalisht rreth 3,000 lidera të çdo fushe aktiviteti në 43 vende, duke përfshirë edhe rreth 200 në Shqipëri. Jam tepër i impresionuar nga Avni Ponari. Ai është i kujdesshëm dhe gjakftohtë, i qetë dhe i guximshëm, i motivuar nga instiktet dhe i zgjuar. Dhe më e rëndësishmja, ai ka atë që pjesa më e madhe e politikanëve nuk do ta donin kurrë: një historik të pastër të së kaluarës. Ai e do Shqipërinë dhe shqiptarët etnikë, gjë që e ka shtyrë atë të hapë filiale të firmës së tij të sigurimeve SIGAL në Kosovë e Maqedoni.

Ish-kapiten anije gjatë diktaturës së ashpër të Enver Hoxhës në vitet 1980, Avni Ponari kaloi në sektorin e sigurimeve duke u bërë Menaxher Dege i Zyrës Kombëtare të Kompanisë së Sigurimeve Tirana Office në vitet 1990. Pas revoltave civile të 1998-s dhe pas marrjes së Diplomës së Juridikut nga Universiteti i Tiranës, Avni Ponari themeloi SIGAL në 1999-n. 17 vite më pas SIGAL është lider tregu në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Tre fushat shumë të qarta dhe të dalluara të jetës profesionale të Avni Ponarit e kanë shndërruar Avni Ponarin nga kapitenin marinar në punonjësin publik, nga menaxherin e degës në sipërmarrësin e suksesshëm, liderin e biznesit dhe CEO.

Unë kam pasur të bëj me Avni Ponari në orët e tij të punës dhe gjatë kohës së argëtimit. Përshtypja ime ishte e mprehtë: sjelljet e tij janë të fuqishme dhe të qëndrueshme, ai e mbart me veten shpirtin e kapitenit në kraharorin e tij dhe e menaxhon firmën e tij sikur të ishte një kapiten marine. Një menaxhim efektiv dhe një delegim i duhur dhe i rregullt i akordon shumë kohë, të cilën e shpenzon në aktivitetet e lidershipit jo-fitimprurës si Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri ose President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Individualizmi ekstrem i Shqipërisë është duke vënë në rrezik aftësinë time për të themeluar një Skuadër të një Performance të Lartë, një meritokraci në shërbim të shoqërisë të udhëhequr nga Presidenti i AACE, Dr. Faruk Kaba si Kryeministër dhe Avni Ponari si President jo-ekzekutiv. Individualizmi ekstrem midis profesionistëve dhe intelektualëve rezulton se është kundër produktiv dhe në mënyrë ironike kontradiktor për përpjekjet që këta individë i rrëfejnë si prioritet: nevojën për të bashkuar në një pozicion real për të konkurruar me vendet e tjera të Bashkimit Europian në fushat jetike si agrikulturë, tekstile, arsimim dhe turizëm.

 

/Autori i artikullit është Jaime Pozuelo-Monfort dhe u publikua në Huffington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0