Projekti NeoCharger, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”


Në datat 18-19 Nëntor 2016 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e parë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Pjesë e këtij formati ishin shumë të rinj, të cilët ndanë idetë e tyre inovative të biznesit dhe aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme. Elton Saliaj është njëri nga fituesit e këtij eventi dhe më poshtë është intervista ekskluzive nga Business Magazine Albania

Prezantimi:

Përshëndetje të gjithëve! Quhem Elton Saliaj dhe studioj në Tirana Business University, viti i dytë Bachelor për Administrim Biznes.

BM —Si lindi ideja e këtij biznesi që propozon projekti juaj?

projekti-neocharger-nje-nga-idete-fituese-te-the-steps-for-creating-a-sucessful-business-business-magE— Fillimisht dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen që na kanë dhënë deri më tani: Globe TIK & Language Education, Prf. Armira Lazaj, juve veçanërisht si BusinessMag, Znj. Edona Bilali dhe Z.Dritan Mezini për suportin e vazhdueshëm. Ideja quhet NeoCharger dhe aktualisht jam në fazën e regjistrimit në QKB. Ideja që propozon projekti është karkimi i baterive të celularëve Smartphone. Të gjithëve na ndodh që të na ngelet telefoni ynë i zgjuar pa bateri, kjo ndodh gjatë gjithë kohës në fakt, pasi teknologjia e baterive nuk ka evoluar aq shpejt sa ajo e celularëve.

BM — Kujt i shërben dhe ku do të ofrohet Neo Charger-i?

E—Shërbimin e këtij produkti e përfitojnë konsumatorët finalë, pra klientët e bareve, restoranteve dhe kushdo tjetër. Gjithashtu nga ky produkt përfitojnë dhe menaxherët e ambienteve ku do të jetë Neo Charger-i. Tani imagjinoni sikur në çdo bar, restorant, piceri, etj., ku ne shkojmë zakonisht për të punuar, kaluar kohën e lirë ose për t’u takuar me miqtë tanë të kishim mundësinë të karikonim celularin tonë, por tani me kushtin që të kishim mundësinë t’a kishim afër të sigurt dhe madje të mund t’a përdornim.

BM—Çfarë strategjie marketingu ke vendosur të ndjekësh?  Ku do ta gjejmë ne Neo Charger-in?

E— Aktualisht po punoj për strategjinë e marketingut për vitin tjetër. Sigurisht që kanali kryesor i marketingut do të mbetet WOM (word of mouth) dhe komunikimi “face to face”. Neo Charger-in mund t’a gjeni në zyrën time dhe në baret më të njohura në Tiranë duke filluar nga Shkurti i 2017.

BM — Përsa i përket aktivitetit: Cilat ishin pritshmëritë e tua, edhe pse ti je një ndër fituesit?

E— Nuk është aktiviteti i parë i një formati të tillë në të cilin unë marr pjesë. Pritshmëritë ishin shumë të larta dhe mund te them qe u realizuan të gjitha. Më pëlqeu shumë dinamika, mënyra si u realizua.Vlen të përmendet këtu dhe mbështetja e Tirana Business University me Projektin: “Inkubatori i Biznesit Studentor” përmes së cilit mbështeten nisma sipërmarrëse të studentëve të TBU dhe jo vetëm. “Inkubatori i biznesit” vë në dispozicion të këtyre nismave mjedise fizike të shkollës, pajisje, lidhje ne internet, këshillim nga stafi akademik dhe/ose nga persona me eksperiencë, bashkëpunim me bizneset partnere për të siguruar suportin e tyre financiar dhe teknik, të gjitha këto pa pagesë. Për të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, fitues ose jo, këto ambiente janë të hapura dhe të gatshme për të mirëpritur këdo.

BM— Cilët janë anëtarët e ekipit tuaj?

E—Në këtë fazë që është ideja, nuk më lejojnë kushtet financiare që të kem një ekip pune të mirfillteë por dua të përmend këtu ndihmën e mikes time Sara Veizaj për sa i përket fushës së Marketingut dhe Shitjes dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Stafi i TBU-së. Gjithashtu dua të falenderoj edhe mikun tim, Kristi Rushiti me dizenjimin e logos. Idenë e kam krijuar i vetëm, mundësitë i kam parë i vetëm dhe kur të vijë momenti që do të më nevojiten njerëz të tjerë për t’a përhapur patjeter që do të shtoj anëtare në ekipin tim.

BM— Çfarë të nevojitet momentalisht?

E—Suport financiar dhe teknik. Kam rreth 4 – 5 muaj që merrem me këtë projekt i cili rezultoi një plan biznesi interesant. Kam një projekt të mirë dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka që duhet për t’a zhvilluar akoma më tej.

BM— Si e mendoni të ardhmen e biznesit tuaj?

E— Vizioni im është goxha i madh, sepse unë e lidh me risinë që solli Wi-Fi. Fillimisht nuk njihej nga askush, por sot askush nuk shkon në një bar që nuk ka Wi-Fi, e njëjta gjë do të ndodhë dhe me projektin tim, askush nuk do të shkojë në një bar që nuk ka Neo Charger. Gjithashtu jam duke krijuar disa kanale të shitjes dixhitale duke krijuar account në Ebay, Amazon, etj dhe ky produkt ndryshe nga të tjerët nuk kërkon burim gjatë gjithë kohës. Ai mund të durojë një aktivitet të plotë ditor pa u karikuar.

BM—Elton, të falenderoj që ndave me ne disa detaje të punës tënde. Personalisht mendoj që kjo është një ide shumë inovative dhe Shqipëria ka nevojë për inovacione. Ne të falenderojmë shumë për intervistën dhe të urojmë suksese në projektin tënd!

E—Shumë faleminderit Business Mag.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale