"Share Albania" dhe "Urban Line" janë idetë që do i shohim përsëri në fazë tjetër të "Do you have an idea?" - Business Magazine Albania

“Share Albania” dhe “Urban Line” janë idetë që do i shohim përsëri në fazë tjetër të “Do you have an idea?”


Vazhdon seria e transmetimit të emisionit televiziv Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pesë ide të reja u prezantuan edhe këtë herë para një jurie të përbërë prej 5 emrash që shënojnë histori suksesi në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.

Këtë të Enjte pjesë e jurisë ishin:

1. Besnik Leskaj është CEO i “AbKons”, një kompani konsulence financiare, e themeluar në vitin 2006. Ai ka mbi 15 vite eksperiencë në menaxhim në sektorin privat dhe publik. Kompania është rritur me hapa të shpejtë në sektorë të ndryshëm të industrisë të tilla si: energjia dhe burimet natyrore, transporti, zhvillimi urban, administrimi publik dhe agrikultura.

2. Ledia Telhaj është CEO e “Fashion Group”, i pari grup në Shqipëri, i cili menaxhon markat më të njohura ndërkombëtare, si: Mango, Geox, Springfield, Golden Point, Terranova, Prenatal, Okaidi, Parfois dhe Carpisa në TEG dhe QTU.
Fashion Group është hapur në 4 Prill të vitit 2005 dhe është pjesë e Balfin Group, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe në rajon.

3. Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin. Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm. Ai bashkëthemeloi universitetitn Tirana Business University (TBU) në Qershor të 2010, i cili njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: Administrim Biznesi në profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; Juridik në profilet E Drejtë Biznesi dhe Administrim Publik.

4. Bajram Muçaj është drejtori ekzekutiv i “Fondit Besa”, një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri, i cili i ofron individëve mikro kredi, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Në Mars të vitit 2012, “Fondi BESA” është nderuar në Gjenevë me çmimin “Century International Quality Era Award”, në shenjë mirënjohje “Për përkushtimin e veçantë ndaj cilësisë dhe përsosmërisë në fushën e kënaqësisë së klientit, Lidershipit, Planifikimit Strategjik dhe Standardizimit”. Në Prill 2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Fondin BESA me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në zbutjen e varfërisë, në nxitjen e vetëpunësimit dhe punësimit, nëpërmjet kreditimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri”. Në Dhjetor 2012, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i akordoi Fondit BESA çmimin “Fondi Lider në Mbështetje Financiare për zhvillimin e SME-ve”. Me 74 zyra në të gjithë Shqipërinë, ata synojnë të jenë të pranishëm aty ku ka nevojë për zhvillim, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesin ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive dhe duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit.

5. Gentian Daci, administrator dhe CEO i “ABCom Itd”, një ndër kompanitë lider në ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit, ka fituar çmimin  si “Menaxheri më i mirë i vitit” në  #ICAL13. Prof.Asoc. Genti Daci, lindi në vitin 1972. Studimet e larta i kreu ne Universitetin Politeknik të Tiranës në Degën Inxhinieri Elektronike dhe Elektrike në vitet 1990-1995. Në kuadër të projektit Tempus, diplomën e zhvilloi në Universitetin Politeknik të Athinës NTUA. Në vitin 2003 fiton titullin Doktor për fushën e Rrjetave në drejtimin e Implementimit të teknikave IPv6. Në fund të vitit 2011 bëhet Prof.Asoc pas një sërë botimesh dhe artikujsh të botuar si brenda dhe jashtë vendit. Genti Daci është titullar në fushën e Rrjetave Kompjuterike dhe Sistemeve të Shfrytëzimit.

Si në çdo puntatë edhe këtë here 5 konkurentë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.

– Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj ishin konkurentët e parë të puntatës së shtatë me idenë e tyre “Share Albania”, një platformë për promovimin e Shqipërisë. Për t’u bërë pjesë e platformës mund të regjistroheshe në dy mënyra, me username dhe password dhe mënyra tjetër me anë të facebook. “Share Albania” është e ndarë në tre seksione, “Explore cities”, “Check In” dhe “Upload” ku mund të shihen të gjitha atraksionet turistike dhe jo vetëm nga shqiptarët dhe të huajt që duan të shohin Shqipërinë si dhe mund të bëhet check-in apo të upload-hen foto të ndryshme tamam si në një rrjet social. Target grupet e “Share Albania” janë baret, restorantet dhe hotelet. Ata kërkojnë një investim për ta zhvilluar dhe marketuar aplikacionin e tyre. Aplikacioni “Share Albania” është në dispozicion në Google Play dhe në iOS.

– Ideja e dytë e prezantuar nga Marsel Agalliu dhe Romina Çela ishte “Agasel”, një platformë që u ofron artizanëve shqiptarë hapësirë për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre online në një treg jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar. Marseli kërkonte një investim prej 25.000 € për të zhvilluar më tej platformën e tij.

–Ideja e tretë u prezantua nga Iva Lula. Ajo kërkonte mbështetje financiare për punimet artistike të saj, një ndërthurje e dekoreve të ndryshme si kukulla, jastëqe dekorativë dhe shumë punime të tjera me makinën qepëse. Iva dëshironte një makinë cilësore qepjeje, hekur për hekurosje dhe syzator më të mirë, si dhe një faqe interneti për të reklamuar punimet e saj. Të gjitha këto kërkesa u plotësuan nga anëtarët e jurisë dhe ajo u largua mjaft e kënaqur nga ky emision.

– Krevati lëkundës automatik”, ideja e katërt e prezantuar nga Skënder Malasi, konsistonte në ndërtimin e një krevati lëkundës për bebet. Skënderi madje kishte dhe patentë kombëtare për këtë shpikje. Krevati është i pajisur me një paketë elektromekanike që bën lëkundjen automatike të krevatit dhe në momentin që bebja qan, krevati kap me anë të sensorëve të qarën dhe lëkundet. Zoti Skënder kërkonte një bashkëpunim me kompani mobilerie dhe investim për të zhvilluar shpikjen e tij. Anëtarja e jurisë Ledia Telhaj i premtoi një bashkëpunim me “Grupin Prenatal” për të zhvilluar këtë projekt.

– Ideja e pestë dhe e fundit e prezantuar nga Aurel Hasani ishte “Urban Line”, që konsistonte në një aplikacion i cili bënte llogaritjen e kohës që i duhet urbanit për të arritur në stacion, vendodhjen e tij, si dhe ku ndodhen stacionet përkatëse për çdo autobus. Aureli kërkonte një bashkëpunim me pushtetin vendor si dhe investim financiar për marketing.

Në fund të puntatës, vetëm dy prej ideve arritën të kalonin në fazën tjetër: “Share Albania” e prezantuar nga Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj dhe ideja e fundit e Aurel Hasanit me “Urban Line”. 

“Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni puntatën e radhës të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 27 Prill në Vizion Plus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0