"Do you have an idea?" formati më i ri për mbështetjen e ideve inovative të biznesit - Business Magazine Albania

“Do you have an idea?” formati më i ri për mbështetjen e ideve inovative të biznesit


Do You Have an Idea?” është formati më i ri televiziv, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pasioni për të ndërtuar diçka personale! Një mundësi për të ndërtuar të ardhmën, një program që bën ëndrrën realitet.

Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, “Do You Have an Idea?” nga kompania Global Agency, format ky me një shikueshmëri rekord.

Tring do të prodhojë versionin shqiptar të formatit, duke e shndërruar në një spektakël të madh televiziv, jo vetëm si një format që bashkon biznesin me ëndrrën, pasionin për të ndërtuar diçka tënden, diҫka që kthehet në një investim të suksesshëm, por gjithashtu është një platformë shumë e mirë për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë apo ëndërr të ndërtojnë një biznes që i shërben komunitetit.

“Do You Have an Idea?” kjo formulë e suksesshme i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Versioni shqiptar i titulluar “Do You Have an Idea?” do të prodhohet nga Tring Produksion dhe do të transmetohet në Vizion + nga 9 Marsi çdo të enjte ora 21:00 dhe Jolly HD.

Nën drejtimin e Turjan Hyskës, në fokus të ekranit shqiptar do të vijë biznesi dhe idetë inovative. Idetë e çdo konkurenti do të paraqiten përballë një jurie mjaft prestigjoze të përbërë nga 5 biznesmenë të famshëm nga fusha të ndryshme. Mentorë të cilët do t’i ndjekin përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre deri në momentin e përzgjedhjes së finalistit duke i dhënë kështu mundësinë e fitimit të fondit të nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit. Emocionet, batutat, vlerësimet e tyre do të jenë vendimtarë.

brimi: vizionplus.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0