21 vjet DigitAlb! Një histori që bashkon zemrat shqiptare - Business Magazine Albania

21 vjet DigitAlb! Një histori që bashkon zemrat shqiptare

21 vjet DigitAlb! Një histori që bashkon zemrat shqiptare

Në një botë që ndryshon çdo ditë, ku teknologjia përparon, kur koha ndryshon dhe shijet evoluojnë, janë disa marka që qëndrojnë të palëkundura. DigitAlb, tashmë në vitin e tij të 21-të, është dëshmi e një historie suksesi që lindi nga një vizion i guximshëm dhe u kthye në një simbol të përditshmërisë shqiptare. DigitAlb nuk është thjesht platforma televizive me e madhe, por është një pjesë e shtëpisë, një zë i dashur në çdo familje shqiptare, dhe mbi të gjitha, një rrëfim i bukur shqiptar që vazhdon të shkruhet me dashuri, pasion dhe përkushtim.

I themeluar në vitin 2004, në një kohë kur tregu mediatik shqiptar kishte nevojë për vizion, cilësi dhe identitet, DigitAlb erdhi si një revolucion, me guxim për të sfiduar kohën dhe me dëshirën për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Nga një ëndërr, u transformua në një realitet që frymëzon. 

Për 21 vjet me radhë, DigitAlb ka qenë shoqeruesi i momenteve me të rëndësishme, që nga emocionet e një ndeshjeje kombëtare, te kampionatet më të ndjekur të futbollit, te premierat që jane pritur me padurim, te serialet që kanë mbajtur të gjitheve ngjitur pas ekranit. Ka bashkuar familje në mbrëmje të zakonshme, ka shoqëruar emigrantët me tingullin e gjuhës amtare, ka rritur breza që e njohin cilësinë dhe kanë mësuar të kërkojnë më shumë nga media që konsumojnë.

Lexo edhe:Botërori i Klubeve 2025: Spektakli global i futbollit vjen ekskluzivisht në DigitAlb/SuperSport

21 vite më vonë, DigitAlb është rritur, është zhvilluar dhe ka ecur gjithmonë përpara, pa i harruar kurrë rrënjët. Me teknologjinë më të fundit, me platformën digjitale që e bën të aksesueshëm kudo dhe kurdo, dhe me përmbajtje që vazhdon të mbajë gjallë identitetin dhe kulturën tonë kombëtare. Kjo është arsyeja pse DigitAlb nuk është thjesht një histori suksesi, por një reflektim i shpirtit shqiptar në ekran.

Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin e një audience që ka qëndruar gjithmonë pranë. Janë miliona teleshikues, familje, individë të çdo moshe që kanë zgjedhur të ndajnë kohën dhe emocionet e tyre me DigitAlb. Në një treg gjithnjë e më konkurrues, DigitAlb ka ditur të qëndrojë i pari, jo vetëm për nga shërbimi teknik apo përmbajtja ekskluzive, por për mënyrën se si ka ruajtur thelbin: t’u shërbejë shqiptarëve, kudo që janë.

Sot ndërsa festohet 21 vjetori i DigitAlb, një tjetër arsye për tu bashkuar është edhe oferta e vecantë me super ulje cmimesh në paketat 12 mujore, për një vit të tërë argëtimi për të gjithë familjen. E vlefshme edhe sot!

Gëzuar ditëlindjen DigitAlb!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0