Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës - Business Magazine Albania

Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës

Thuhet se përpara Krishtlindjes, Babagjyshi nis udhëtimin e tij nga Poli i Veriut për të sjellë gëzim te fëmijët në mbarë botën. Këtë vit, destinacioni i tij kishte edhe një ndalesë të veçantë: Tiranën. Për një udhëtim kaq të gjatë dhe sfidues, edhe Babagjyshit i duhej një mjet i fortë, i besueshëm dhe gati për çdo terren.

Mes trafikut, dritave dhe ritmit të zakonshëm të qytetit, disa Defender të dekoruar për Krishtlindje u shfaqën në rrugë, duke sjellë me vete Babagjyshin dhe një seri ndalesash spontane plot buzëqeshje. Pa skenë, pa njoftime, pa protokoll. Vetëm qytet, fëmijë dhe surprizë.

Babagjyshi zbriti në rrugë, ndau dhurata dhe lodra, dhe për disa minuta Tirana ndaloi. Fëmijët u gëzuan, prindërit filmuan momentin, kalimtarët buzëqeshën. Një skenë e thjeshtë, por reale — si vetë qyteti.

Iniciativa e Mektrin nuk ishte për të bërë zhurmë, por për të krijuar ndjesi. Një moment urban që solli frymën e Krishtlindjes aty ku nuk planifikohet: në rrugë. Sepse ndonjëherë, gjërat më të bukura ndodhin pa ftesë.

Mektrin beson në udhëtime që kanë kuptim, edhe kur destinacioni është thjesht një buzëqeshje fëmije. Kjo filozofi u kthye në një përvojë reale në rrugët e qytetit.

Kështu, këtë herë, Krishtlindja erdhi mbi rrota.

Video e aktivitetit këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0