Çfarë ndodhi në puntatën e parë të “Do you have an idea”? - Business Magazine Albania

Çfarë ndodhi në puntatën e parë të “Do you have an idea”?


Startoi mbrëmjen e djeshme puntata e parë e emisionit më të ri televiziv “Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Gjashtë idetë e para u prezantuan para një jurie të përbërë prej 5 emrash që shënojnë histori suksesi në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.

Pjesë e jurisë janë:

1. Avni Ponari, i cili është CEO i “Sigal Uniqa Group Austria”, një nga kompaninë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Avni Ponari është jo vetëm lider i suksesshëm, por gjithashtu aksioner i 8 kompanive të sigurimit  “SIGAL UNIQA” në rajon (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni)  si dhe i disa bizneseve të tjera të tilla si: koncensionarë makinash, rrjet hotelerie, agjensi doganore.

2. Armand Peza është themelues i “Geraldina Sposa”, e cila është hapur në 3 Qershor të vitit 1995. Ai ishte i pari sallon vetëm me veshje nusërie dhe sot është ndër më të preferuarit në Shqipëri.

3. Donika Mici është CEO e “Donianna & Mici sh.p.k.” një nga bizneset fason më të suksesshme në Shqipëri. Kompania e themeluar në Qershor të vitit 1992 është ndër më të mëdhatë eksportuese dhe prej disa vitesh ka dalë si prodhuese, duke dhënë një shembull pozitiv, jo vetëm për mbylljen e ciklit në industrinë me material porositësi, por edhe gjetjen direkt të tregjeve.

 4. Ylli Sula është CEO i “ÇELËSI MEDIA GROUP “, i cili përfaqëson aktualisht siguruesin më të madh të informacionit në Shqipëri duke përfshirë pesë biznese kryesore, “Çelësi Shpk”, “Çelësi Design & Publicity”, “Guidat Praktike”, “Dyqanet Infoshop” dhe “Akademinë Kult”. Të gjithë këto biznese kanë filluar aktivitetin e tyre në Tiranë dhe janë zgjeruar në të gjithë territorin e Shqipërisë.

5. Besnik Leskaj ka mbi 15 vite eksperiencë në menaxhim në sektorin privat dhe publik. Ai është CEO i “AbKons”, një kompani konsulence financiare, e themeluar në vitin 2006. Ajo është rritur me hapa të shpejtë në sektorë të ndryshëm të industrisë të tilla si: energjia dhe burimet natyrore, transporti, zhvillimi urban, administrimi publik dhe agrikultura.

6 konkurentët, të cilët ishin pjesë e puntatës së parë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.

Konkurentet e para ishin Zhaklina Istrefi dhe Edlira Shima me idenë e tyre “Blancheur”, e cila konsiston në një lavanderi me xhetona përballë konviktit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo ide u jepte zgjidhje problemeve të studentëve, të cilët banojnë në këtë konvikt që përballen shpesh me faktin e mungesës së prakticitetit në larjen e rrobave.

Ideja  e dytë e prezantuar nga Ermal Banja ishte “Paulownias”, që kishte në fokus mbjelljen e drurit të paulownias, e cila bën pastrimin e ajrit dhe mbron tokën nga erozioni. Druri gjithashtu mund të përdoret për ndërtimin e mobiljeve. Qëllimi i tij ishte marrja e një financimi për të ndërtuar një laborator me teknologji bashkëkohore për prodhimin e këtij druri.

Ideja e tretë u prezantua nga Ëngjëll Rraklli dhe kishte të bënte më një projekt të quajtur “Ama Kids”, një lojë me impakt social që mundësonte zhvillimin mendor të fëmijëve që janë të verbër, mësimin e tyre në lëndë të tilla si anglisht, matematikë, histori por jo vetëm. “Ama Kids” ofronte mbështetje për këta indvidë duke i futur në botën e realitetit virtual duke zhvilluar mendjen e tyre.

-“Elektrolizer”, ideja e katërt e prezantuar nga Ajet Halili, është projekt modest me anën e të cilit përfitohej gazi i hidrogjenit, ekologjike ndaj mjedisit, për prodhimin e energjisë elektrike. Me shpërndarjen e kësaj pajisjeje në treg do të përfitonin shumë familje në nevojë për të kursyer energji elektrike dhe për të ulur kostot e blerjes së karburantit të makinave të tyre.

– Ideja e pestë e prezantuar nga Adelina Bellovoda dhe Afërdita Çakaj, konsistonte në Punime Dore, të punuara me metoda të ndryshme si p.sh, tre dimensionale, me mbushje, kryq etj. Kërkesa e tyre ishte hapja e një biznesi, një faqeje interneti, pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare si dhe ta linin si trashëgimi këtë metodë të punimit me dorë brezave që do të vijnë. Njëri nga anëtarët e jurisë përkatësisht Avni Ponari u dha mundësi të bënin ekspozitën e parë për të paraqitur punimet e tyre në Durrës për rreth një muaj pa pagesë tek “Klubi i Artit” të Kompanisë Sigal. Besnik Leskaj u premtoi se do sponsorizonte ndërtimin e një faqeje interneti për Punimet e tyre të Dorës si dhe konsulencë të plotë për t’i drejtuar në organet qeverisëse përkatëse.

Ideja e gjashtë dhe e fundit u prezantua nga Ejona Zaimaj, e cila ka themeluar “Amalthia”, një fermë me dhi në Durrës, me kapacitet 1800 krerë.  Qëllimi i saj ishte hapja e një dyqani fizik për të shitur produktet e saj dhe ndërtimi i një laboratori me teknologji bashkëkohore për prodhimin e ushqimit me parametra të duhur për kafshët e fermës.

“Do You Have an Idea?”  i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni puntatën e dytë të “Do you have an idea?” të enjten në datën 16 Mars në Vizion Plus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0