Kush është sipërmarrësja 31-vjeçare me 250 kokë dhi? - Business Magazine Albania

Kush është sipërmarrësja 31-vjeçare me 250 kokë dhi?


Në momente të vështira njeriut mund t’i lindin ide, të cilat në kushtet e “rehatllëkut” as nuk do t’i kishte çuar nëpër mend. Çfarë bën nëse mbetesh apo nuk gjen dot punë? Vajza me të cilën kemi folur sot e ka gjetur zgjidhjen. Ka ngritur një fermë me dhi. Po, po. Është 31 vjeçe, ka përfunduar studimet për Financë-Publike në Ankara. Pas tre vitesh si e punësuar në kompani të ndryshme private ajo zgjedh të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi.

Rruga për të nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse shumë bashkëmoshatare të sajat e kalojnë ditën mes kafeneve apo duke diskutuar për mundësitë e pakta të punës, Ejona, e shtyn ditën mes dhive, duke i ushqyer dhe mjelë ato.

Edhe pse kur ishte e vogël mund t’i kenë thirrur “dhi” me përkëdheli, ajo kurrë nuk e kishte menduar që një ditë do të kishte një fermë të vetën më këtë kafshë.

31-vjeçarja ka lindur në Tiranë, por fermën e saj e ka ngritur në Durrës ku edhe jeton për momentin. I duhet të jetë pranë punës. Refuzimet shpesh të bëjnë të provosh veten dhe aftësitë e tua, kjo i ka ndodhur edhe Ejonës, e cila sot është pronarja e 250 dhive…

Rrëfimin e nis duke na treguar për fëmijërinë: “Fëmijëria ime ka qenë aktive dhe po aq kreative. Prindërit kanë luajtur një rol kyç megjithatë ata ishin gjatë gjithë kohës në punë dhe së bashku me vëllain, si çdo moshatar i yni jemi rritur “me çelësa në qafë”. Ata kishin një bibliotekë të pasur me libra të verdhë dhe krahas punëve të shtëpisë që ishte detyrim përcaktim, detyra tjetër ishte të lexoja sa më shumë letërsinë klasike. Jam njohur me Stendal, Gidemopasa, Dostojefskin, Molierin, Tolstoin, Turgenjiev etj., më pas fillova te studioja rilindjen pikturën, skulpturën dhe artin e asaj periudhe. Desha të bëhesha aktore dhe kam marrë pjesë në të gjitha aktivitete kulturore deri në diplomim në shkollë të mesme. Të punoj kam filluar që 14 vjeç në aktivitetin modest të prindërve të mi. I ndihmoja ata sapo lirohesha nga shkolla po nuk më ka privuar kjo te luaja apo më vonë të shijoja adoleshencën në kuptimin e plotë të saj apo të isha një studente ekselence në shkollë të mesme”- tregon Zaimaj.

-Ejona, keni qenë vazhdimisht një nxënëse e mirë…?1

Si fillim kam ndjekur shkollën e mesme teknike ekonomike dhe isha një nga nxënëset më të mira, tashmë isha njohur me prirjet e mia në shkencat ekzakte dhe merrja pjesë në të gjitha konkurset
që bëheshin për Kimi, Fizike dhe Matematikë. Nuk isha nxënëse që mësoja gjithë ditën, por isha fanatike në frekuentim në shkollë dhe shumë e përqendruar në shpjegim. Kjo më ndihmonte që të kisha mjaftueshëm kohë të lirë për të punuar dhe për të pasur shumë kohë për veten që unë të plotësoja dëshirat e mia.

Gjatë kësaj periudhe mora një ftesë nga një familje angleze që unë t’i vizitoja ata dhe të gjendeshe mundësia për të vazhduar studimet në Angli. Isha 17 vjeç dhe nuk isha e bindur në dëshiroja diçka të tillë. Sigurisht nuk e refuzova shkova për pushime në Northampton, Londër dhe me gjithë punën përgatitore që kishin bërë të gjithë për të më mbushur mendjen të vazhdoja atje, u ktheva. Më pëlqente vendi ime. Nuk jam bërë pishman.

-Më pas jeni diplomuar për financë-publike, pse zgjodhët këtë degë dhe pse një vend si Turqia për të vazhduar studimet e larta?

Unë u diplomova në Shkollën e Mesme Teknike Ekonomike specialiste për Sistemin e Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Sistemi i shkollës ka qenë 5 vjeçar, në vitin e katërt ne u profilizuam dhe klasa ime u vendos të specializohemi për këtë fushë, e cila ishte një degë makro-politikave financiare që ndërmerrte qeveria. Lëndë të ndryshme teorike në shkollë na njihnin mbi politikat financiare ndërsa mbi çfarë unë u diplomova ishte më tepër nga ana praktike teknike.

Ishte koha kur gjithçka po reformohej në Shqipëri , po mundoheshin të adaptoheshin ligjet e vendeve europiane, politikat e zhvillimit, sistemi bankar. Nevojiteshin specialistë dhe shkolla e mesme ekonomike ishte pjesë e gjithë kësaj reforme.

E gjithë kjo eksperiencë në atë kohë nuk përmbushte ambiciet e mia. Dëshiroja të isha pjesë e gjithë këtyre reformave që po ndërmerreshin nga institucionet si, Banka Botërore për Zhvillim etj., në bashkëpunim me qeverinë dhe të studioja për finance publike ishte më e mira. Në vitin e fundit fillova të kërkoja ku mund të studioja dhe pikërisht në atë kohë më erdhi një mundësi për të vazhduar studimet në Turqi me bursë. E pashë me skepticizëm, e kisha vizituar Turqinë po mendoja Europën. Derisa gjeta Universitetin e Ankarasë, Fakultetin e Shkencave Politike i cili kishte këtë degë dhe një staf pedagogjik me eksperiencë në pedagogji në të gjithë botën nga fakulteti. Atëherë s’kisha me dyshime aplikova për bursën, fitova dhe pas një viti në Stamboll për të mësuar Turqishten në Universitetin e Stambollit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja unë isha studente në një nga universitet më të mira ne Turqi.

-Si kanë qenë vitet e studimit në Turqi dhe çfarë keni mësuar nga ky vend?

Vitet e studimit në Ankara kanë qenë shumë të bukura dhe të mbushura me sfida nga më të ndryshmet. Përveç shkollës që do ndiqje, tashmë ishe e vetme në një vend të huaj ku do menaxhoje të gjithë të ardhmen tënde. Kështu që krahas përgatitjes miku im më i mirë në vitin e parë u bë fjalori Turqisht-Shqip apo Anglisht.

Mësova nga ai vend bashkëjetesën, se çfarë do të thotë mik, çfarë do të thotë të luftosh për të drejtën, çfarë do të thotë të mbrosh bindjet e tua. Çfarë do të thotë të shfrytëzosh resurset e tua për të mirën e shoqërisë, zhvillimit ekonomiko-social, mundësive për të bërë vendin tënd faktor kyç në ekonominë globale dhe të pozicionohesh bindshëm për të drejtat e gjithkujt.


2-Kur jeni kthyer në Shqipëri dhe cilat janë eksperiencat e punës që ke provuar?

Jam kthyer në 2010, sigurisht nuk gjeta punë sapo u ktheva po kam filluar të punoj si ekonomiste e thjeshtë në disa firma private derisa arrita të bëhesha zëvendëse CEO në një firmë, e cila merrej me shfrytëzimin e pasurive të nëntokësore në Shqipëri. Si fillim asgjë nuk e plotësonte ambicien time, por nuk refuzova të punoja fillimisht si ndihmës ekonomiste dhe të vazhdoja të fitoja eksperiencën e duhur gjate këtyre viteve. Çdo punë e kam bërë me pasion.

-Ju e keni kaluar vetë këtë fazë Ejona, a është e vështirë të gjesh një vend pune, a je munduar për këtë gjë dhe a ka patur raste kur të kanë refuzuar?

Sigurisht që ishte e vështirë dhe ka qenë me raste dhe demoralizuese. Kur u ktheva fillova të punoja përsëri me prindërit kjo gjë nuk më mundonte mua po më shumë mundonte ata. E kuptueshme. Sapo kthehesh mundohesh të kuptosh përsëri shoqërinë që ti ke lënë vite me parë, të kapësh ritmin e kohës, të përshtatësh me realitetin, t’a pranosh apo t’a sfidosh atë. Fillon të aplikosh pa fund dhe të dërgosh Cv tënde me email në kompanitë apo shoqëritë që kërkonin staf dhe mos marrësh asnjë përgjigje qoftë dhe për arsyen e refuzimit nga punëkërkuesi dhe në momentet e dhënies së intervistës ti skualifikohesh pa ditur arsyen. Sapo ke dalë nga bankat e shkollës dhe kur mendon të aplikosh një nga kriteret eksperienca apo përgjigje të tilla je shumë e kualifikuar për këtë që po aplikon. Se sigurisht unë vija me një diplomë master shkencor në Financë-Publike dhe me një mesatare të konsiderueshme nga fakulteti. Gjithsesi durim, pasi asgjë nuk është e pamundur.

-Ndërsa tani keni krijuar një fermë tuajën, pse?

Pas 4 vjetësh punë, firma ku punoja filloi të tërhiqte investimet e saj nga Shqipëria dhe unë do ngelesha prape pa punë. Ishte momenti ku duhet të bëja prapë një zgjedhje, ishte momenti ku kisha shumë kohë të lirë dhe nuk doja më të filloja aplikimet dhe të njëjtin rrugëtim që kisha bërë vite më parë. Shkaku ishte një lajmërim në gazetë mbi subvencionet që shteti shqiptar jepte në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Unë kisha ikur jashtë vendit me idenë që do isha pjesë e të gjitha reformave që do aplikoheshin për zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Kisha lënë një shtet që ishte pjesë e NATO-s po shumë larg anëtarësimit në BE. Kisha dhënë kontributin tim indirekt në shfrytëzimin e një sektori që është plagë në ekonominë shqiptare ai i shfrytëzimit të pasurive nëntokësore. Të jesh pjesë e reformave nuk do të thotë për mua të jem pjesë e administratës në qeveri dhe të zbatoj me bindje atë program ekonomik me të cilën partia e cila ka fituar zgjedhjet mendon se është më i miri. Pjesë e reformës ekonomike për zhvillimin e këtij vendi jemi të gjithë ne. Të gjithë ndikojmë. Kështu m’u dha mundësia të konkretizoja dhe të jepja një kontribut direkt në zhvillimin ekonomik në një sektor kyç siç është blegtoria. Tashmë e njihja deri diku psikologjinë e këtij vendi, dëshirën për të ecur përpara dhe sfidat që ka Shqipëria. Kisha eksperiencë nga studime të ndryshme në këtë sektor mbi Bullgarinë ku ne ndoqëm politikat e aderimit në BE dhe draftet e ndryshme të politikave të marrë në këtë sektor në Turqi. Kështu që duke pasur dhe një mbështetje të konsiderueshme nga grantet e qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë pse jo mos merrja një sipërmarrje të tillë. Ishte koha e duhur.


-Pse keni zgjedhur një kafshë si dhia? Duhet të ketë një shpjegim ?3

Pasi bëra një studim fizibiliteti dhe studiova ligjet e BE-së për kriteret e ndërtimit të fermave blegtorale, vizitova dhe fermat në rajon u njoha me faktin që Shqipëria në rajon, për vetë klimën e saj, është konkurruese në blegtori me dhi. Ne kemi diku racat tona autoktone të dhive më tepër se në vendet fqinje. Gjithashtu dhe orientimi i tregut ishte kërkesa që kishin konsumatorët për nënproduktet e qumështit të dhisë. Kjo ishte arsyeja përse dhia.

-Çfarë përfitoni prej saj?

Në aspektin ekonomik: qumështin, gjalpin, djathin, plehun, kecat të cilat sjellin një të ardhur të konsiderueshme, megjithëse si vitin e parë si çdo biznes dhe ky ka vështirësitë e tij.

Në aspektin social unë kam të punësuar 4 persona, të cilët vijnë nga një shtresë e varfër, por janë shumë punëtorë dhe kontribuoj direkt në rritjen e mirëqenies në këto familje. Unë tashmë kam mundësi të jap sugjerimet e mia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori dhe të jem pjesë aktive në hartimet e legjislacioneve të ndryshme për formalizimin e këtij sektori. Përveç kësaj kënaqësia që merr në darkë pasi mbyll dritat e fundit në fermë është e pa krahasueshme.

-Sa krerë keni dhe si është një ditë pune për ju?

Kapaciteti i fermës është për 1800 kokë. Momentalisht kam 250 kokë dhi dhe në fund të 2016 pres të kem 350. Merrem me mirëmbajtjen e tyre, me ushqimin e tyre. Kur ndonjë nga punëtorët ka probleme dhe nuk vjen në punë merrem dhe me mjeljen. Sigurisht me menaxhimin e fermës dhe punët administrative. Nuk është e lehtë, nuk do të demoralizohesh dhe duhet patjetër të ekonomizosh çdo gjë pasi janë gjë e gjallë që duhen të ushqehen njëlloj si ne. Tek unë alternohet puna në fermë me punën administrative.


4-Një vajzë 31 vjeç që ka një fermë me dhi, a duket kjo e çuditshme te miqtë apo mikeshat tuaja?

Ata që më njohin prisnin diçka. Sigurisht jo të bëhesha fermere, po më kanë mbështetur pa kursyer dhe shakatë.

-Cilat janë ambiciet tuaja, çfarë dhe ku doni të arrini?

Siç e përmenda kapaciteti i fermës është 1800 kokë. Ambicia kryesore nuk është kjo, ambicia është që të jem konkurruese në treg me produktet nën markën e fermës sime. Eksporti është një nga sfidat e radhës si dhe modernizimi i fermës në aspektin teknologjik. Kam shumë projekte dhe sfida në 2-vjeçarin e ardhshëm, të cilat pres t’i konkretizoj dhe për 5 vite të mbyll gjithë investimet që unë mendoj.

-A keni një mesazh për rininë, për vajzat dhe djemtë si ju, në moshën tuaj, që nuk e kanë gjetur ende rrugën e tyre?

Ne jetojmë në Shqipëri vend, i cili të ofron shumë mundësi, mjafton të guxosh dhe të realizosh ato që ti dëshiron. Gjithmonë ka një derë hapur për ty.

 

/burimi: Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0