Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?! - Business Magazine Albania

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

Çfarë bëjnë bankat me lekët tona?!

E shumta e njerëzve kanë llogari bankare. Ju vendosni para në bankë dhe i tërhiqni ato kur ju nevojiten. Bankat , nuk i kanë paratë tuaja  thjesht një fond për ruajtje. Janë një kredi që mund ta përdorin për të fituar më shumë para.

Ndiqni këtë rrugëtim të parave tuaja në bankë:

1-Kur paratë tuaja hyjnë në bankë, ato futen menjëherë në punë përmes sistemit financiar. Kjo ndodh edhe nëse është para, çek apo diçka tjetër, si një depozitë direkte nga puna juaj.

2-Një shumë e vogël lihet mënjanë si rezervë, qoftë në kasafortën e bankës apo banka të tjera. Historikisht, bankave u është kërkuar të mbajnë në dorë një sasi të vogël parash, zakonisht midis 3 dhe 10 përqind të depozitave të tyre.

Bankat e mëdha, duhet të kenë mjaftueshëm fond për të financuar tërheqjet dhe pagesat.

3- Disa nga paratë tuaja u jepen hua bizneseve, zakonisht në formën e kredive të biznesit të vogël. Bizneset paguajnë interes në bankë, që është një nga mënyrat se si bankat fitojnë para.

Lexo edhe:Banka Kombëtare Tregtare Kosovë dhe Keiretsu Forum Southeast Europe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

4- Një pjesë parave tuaja kalon edhe te njerëzit e tjerë, në formën e hipotekave, kredive për makina dhe kredive personale. Banka ngarkon interes për këto kredi. Ato zakonisht zgjasin pesë, 10, 15, madje edhe 30 vjet, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave në bankë.

5- Bankat gjithashtu ruajnë depozita në obligacione dhe letra me vlerë të qeverisë që paguajnë interes. Këto konsiderohen investime të qëndrueshme me kthime të parashikueshme. tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0