Eurobarometri: Shqipëria ndër vendet me besimin më të lartë në BE, Serbia e fundit - Business Magazine Albania

Eurobarometri: Shqipëria ndër vendet me besimin më të lartë në BE, Serbia e fundit

Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2007, sipas Eurobarometrit Standard për Pranverën 2025, i publikuar të mërkurën.

Sondazhi përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezultatet tregojnë kontraste të forta: Mal i Zi dhe Shqipëria shënojnë nivelet më të larta të besimit ndaj BE-së, ndërsa Serbia renditet në fund të listës.

Sondazhet u zhvilluan në secilin vend gjatë muajve mars dhe prill 2025. Sipas rezultateve, 52% e qytetarëve të BE-së priren t’i besojnë BE-së, niveli më i lartë që nga viti 2007.

Ndërkohë, 43% e qytetarëve të BE-së kanë një imazh pozitiv për BE-në, ndërsa 38% kanë një imazh neutral dhe 18% një imazh negativ. Po ashtu, 62% e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen e BE-së.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, 83% e qytetarëve të Malit të Zi priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 17% priren të mos i besojnë. Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës gjithashtu tregojnë një nivel të lartë besimi ndaj BE-së – përkatësisht 80% dhe 79%.

Lexo edhe: Tatimet godasin pasurinë e padeklaruar, kush fshihet pas makinave të shtrenjta?

Besimi në BE është më i ulët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje – Hercegovinë, por sërish qëndron mbi 50%. Në Maqedoninë e Veriut, 54% e qytetarëve thonë se priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 42% priren të mos i besojnë. Në Bosnje – Hercegovinë, 58% besojnë në BE dhe 37% nuk i besojnë.

Në Serbi, nga ana tjetër, vetëm një pakicë e popullsisë ka besim në BE – 37%, ndërsa 57% thonë se priren të mos i besojnë.

Sa i përket anëtarësimit në BE, situata në rajon është e ngjashme. Më shumë se 80% e qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë besojnë se anëtarësimi do të ishte një gjë e mirë.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje – Hercegovinë, kjo përqindje është mes 50% dhe 60%, ndërsa në Serbi, vetëm 34% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të ishte i mirë, ndërsa 32% besojnë se do të ishte një gjë e keqe.

Qytetarëve të BE-së iu drejtua pyetja nëse do të mbështesnin “zgjerimin e BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme”. Në të gjithë BE-në, 54% e qytetarëve e mbështesin këtë politikë, ndërsa 39% janë kundër.

Zgjerimi i BE-së gëzon mbështetje shumicë në shumicën e shteteve anëtare, por shumica e qytetarëve të Gjermanisë dhe Austrisë e kundërshtojnë atë. Në të dy vendet, 42% e qytetarëve janë pro zgjerimit, ndërsa 53% janë kundër.

Në Francë, 41% e qytetarëve janë pro zgjerimit dhe 49% janë kundër, megjithëse numri i kundërshtarëve ka rënë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0