Tatimet godasin pasurinë e padeklaruar, kush fshihet pas makinave të shtrenjta? - Business Magazine Albania

Tatimet godasin pasurinë e padeklaruar, kush fshihet pas makinave të shtrenjta?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se janë shtuar makinat e luksit brenda afatit një vjeçar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shprehet se gjatë vitit 2023-2024, janë shtuar në qarkullim 400 automjete luksoze me pronarë me të ardhura të padeklaruara. Institucioni u bën thirrje këtyre personave që të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të shihet nëse i justifikojnë këto blerje.

Për të gjithë ata që disponojnë automjete të luksit, do të përfshihen nën një process verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përpuethshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

Lexo edhe: Rregulli i ri, personat fizikë do të tatohet me 23% për fitimet që kalojnë mbi 14 milionë lekë

Njoftimi:

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore!
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!
KUJDES! Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet!
Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:
Të ardhurave të deklaruara pranë AT
Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara
Dokumentacionit justifikues të burimit financiar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0