BKT Kosovë dhe KFS Europe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë dhe Keiretsu Forum Southeast Europe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë dhe Keiretsu Forum Southeast Europe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

BKT Kosova dhe Keiretsu Fourum kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim mbështetjen dhe financimin e Start-up bizneseve në shumën deri në 1,000,000 Euro. BKT Kosova do të jetë anëtare Korporate e këtij forumi.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është nxitja e zhvillimit ekonomik përmes Start- up bizneseve. Kjo nismë do të ju ofroj këtyre bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të zhvilluar idetë e tyre inovative, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Antarësimi i BKT Kosova në Keiretsu Forum pasqyronë përkushtimin e të dy partnerëve për fuqizimin e bizneseve StartUp, ngrritjen e eksporteve përmes inovacionit dhe sipërmarrjes  si katalizatorë për rritjen ekonomike në vend.

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha: “BKT Kosova do të koordinojë procesin e krijimit të një fondi së bashku me Keiretsu Forum, roli i të cilës do të jetë përfshirja në proces si këshilltar investimesh dhe menaxher portofoli brenda fushës së aktiviteteve të lejuara nga licenca e saj. Fondi ka për synim të arrijë tek investitorëve engjuj, të cilët synojnë të kenë vlera më të larta duke investuar në Start-UP biznese me shumë potencial dhe mundësi për të kapur tregjet internacionale, dhe në këtë mënyrë, duke përgatitur bizneset Sart-UP për financimin te Serisë A

Lexo edhe: Trazirat në Francë u kanë kushtuar bizneseve më shumë se 1 miliardë dollarë

Ndërsa Ardian Hoxha, Kryetari i Keiretsu Forum Keiretsu Southeast Europe shtoi: “Keiretsu Southeast Europe dhe BKT Kosova kanë bashkuar forcat për të ngritur investimet në mbështetje të bizneseve Startup në Kosovë dhe me gjerë në nivel edhe më të lartë. Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndesishëm zhvillimor për forumin dhe bizneset në Kosovë dhe jo vetëm. Përfshirja e bankës si anëtare e korporatës dhe angazhimi i saj për të mbështetur bizneset Startup do të zgjerojë mundësitë e forumit për të tërhequr investitorë si asnjëherë më parë. Ky bashkëpunim i pari i kësaj forme, ka potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur rritjen e shumë bizneseve Startup, një ndikim të pashmangshëm pozitiv në ekonominë e vendit dhe rajonit”.

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com

Rreth Keiretsu Forum Evropa Juglindore

Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë engjëjsh të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i rrjedhës së kapitalit, burimeve dhe marrëveshjeve me 52 kapituj në 3 kontinente. Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Komuniteti forcohet nëpërmjet përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0