Zbuloni kush është sipërmarrësi që u la trashëgimi punonjësve kompaninë e tij - Business Magazine Albania

Zbuloni kush është sipërmarrësi që u la trashëgimi punonjësve kompaninë e tij

~2 minuta lexim

Kur sipërmarrësi i verërave, Piero Pittaro, 89-vjeç, ndërroi jetë më 24 mars të vitit të kaluar, bota e verës, ajo e politikës dhe shumë njerëz të tjerë nëpër botë, vajtuan pasi humbën një njeri të talentuar dhe me kompetenca të mëdha.

Por megjithatë ajo që askush nuk priste ishte hapja e testamentit të Pittaros dhe se kujt ia kishte lënë trashëgiminë. Bëhet fjalë për 9 punonjësit e tij të cilët e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në zhvillimin e emrit të kompanisë nga SHBA e deri në Singapor.

“Ishte kështu, ai donte të shpërblente ata që i konsideronte të denjë dhe i pëlqenin të përçonin bukurinë dhe përsosmërinë e produkteve tona,” thotë Stefano Trinko, prodhuesi i verës dhe krahu i djathtë i Pieros.

Ne nuk e dinim fare se ai mendonte të na linte një dhuratë kaq të çmuar, vazhdon ai, por shpesh përsëriste se vetëm ne mund të vazhdonim të bënim atë për të cilin kishim punuar kaq gjatë.

Përveç, Stafano Trinkos, që qëndroi për mbi 40 vjet krah tij, Pittaro u trashëgoi nga pasuria e tij edhe ekspertit të bujqësisë, kontabilistit, shitësit, personit përgjegjës për përpunimin e vreshtave dhe punëtorëve, tre prej të cilëve tashmë janë në pension, të cilët bashkëpunuan në ndërtimin e historisë së verës.

Përveç sukseseve të Pittaro në sektorin e verërave, gjatë karrierës së tij, kësaj liste i shtohet edhe angazhimi i tij në fushën administrative, me zgjedhjen e tij si kryetar i Bertiolo-s nga viti 1978 deri në 1983.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0