Zbuloni fuqinë e One UI 7 në serinë Galaxy Z - Business Magazine Albania

Zbuloni fuqinë e One UI 7 në serinë Galaxy Z

Samsung po sjell fuqinë e vërtetë të inteligjencës artificiale në duart e përdoruesve përmes sistemit të përditësuar One UI 7, i cili tanimë është i disponueshm në modelet e reja Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6, si dhe në versionet paraardhëse Fold5 dhe Flip5. Ky është versioni më inteligjent, më intuitiv dhe më personal i ndërfaqes Galaxy ndonjëherë i ndërtuar jo vetëm për të qenë estetikisht tërheqës, por edhe për të mësuar mënyrën sesi përdorni pajisjen dhe për ta përmirësuar përvojën tuaj ditë pas dite.

Në zemër të One UI 7 qëndron Awesome Intelligence – një bashkëpunim i fuqishëm mes dizajnit të rafinuar dhe teknologjisë së avancuar që e njeh përdoruesin. Nga Now Bar, që ofron informacione të shpejta në ekran pa pasur nevojë të hapni aplikacione, te komandat zanore te Opsionet që kuptojnë gjuhën natyrore, One UI 7 është ndërtuar për të qenë po aq inteligjent sa edhe elegant. Me vetëm një prekje ose komandë, ju mund të aktivizoni Eye Comfort Shield, të kontrolloni ndriçimin ose të gjeni opsionin ideal për të përmirësuar përqendrimin.

AI në shërbim të përmbajtjes suaj

Në modelin Galaxy Z, One UI 7 sjell veçori ekskluzive që shfrytëzojnë potencialin e plotë të pajisjeve me ekran fleksibël. Një nga risitë kryesore është auto-hide taskbar, ku shiriti i aplikacioneve zhduket automatikisht për t’i lënë më shumë hapësirë përmbajtjes në ekranin e madh të Z Fold6, duke u rikthyer me një rrëshqitje të lehtë. Për organizim më të mirë të dokumenteve, aplikacioni My Files sjell Column View, duke ofruar më shumë informacion rreth skedarëve në ekran të ndarë, perfekt për punë të avancuar.

Lexo edhe:Qershori në SuperSport/DigitAlb: Nga “zjarri” i kuqezinjve tek Botërori historik i klubeve

Një përmirësim i shumëpritur vjen në formën e vazhdimin e përdorimit të aplikacioneve të përmirësuar: me tre opsione të reja, Rrëshkisni lart për të vazhduar, Gjithmonë, dhe Kurrë, përdoruesit tani mund të përcaktojnë më lehtë se si dhe kur aplikacionet vazhdojnë punën nga ekrani i brendshëm në ekranin mbulesë të pajisjes, duke ofruar një fleksibilitet dhe intuitivitet të paprecedentë. Por, One UI 7 nuk ndalet vetëm me risitë për modelet Galaxy Z. Në të gjithë ekosistemin Samsung, ky përditësim sjell një gamë të gjerë veçorish inteligjente. Me One UI 7, krijuesit përfitojnë më shumë se kurrë. Falë funksioneve si AI Select, telefoni juaj bëhet një asistent krijues që ju propozon mjetet më të përshtatshme bazuar në aktivitetin tuaj.

Funksionet si Writing Assist, Auto Trim, Drawing Assist dhe Audio Eraser përfshihen në një paketë gjithëpërfshirëse për krijimin e përmbajtjeve vizuale, tekstuale dhe zanore. Përdoruesit e Galaxy tani mund të krijojnë karikatura 3D, të transformojnë vizatime në ilustrime, apo të fshijnë zhurmat e panevojshme nga videot e tyre, të gjitha me ndihmën e AI.

Përdoruesit e Galaxy tani mund të aktivizojnë Gemini, ndihmësin e fuqishëm të Google, direkt përmes butonit anësor të pajisjes. Duke bashkëpunuar me aplikacionet e Google dhe Samsung, Gemini ju lejon të kërkoni restorante, të organizoni ditën, të ndani vendndodhje dhe të merrni sugjerime – të gjitha brenda një bisede të thjeshtë zanore.

Try Galaxy: Provo fuqinë e One UI 7 

Për të gjithë ata që ende nuk kanë një pajisje Galaxy, Samsung ka krijuar një përvojë të jashtëzakonshme me Try Galaxy, një aplikacion që simulojnë ndërfaqen One UI 7 të Galaxy S25 dhe serisë Galaxy Z në çdo smartphone Android apo iOs të pajtueshëm. Mjafton të vizitoni trygalaxy.com ose të skanoni kodin QR për të krijuar një shkurtore në ekranin kryesor. Aplikacioni ju udhëzon përmes video tutorialeve, demo-ve interaktive dhe widget-eve AI, për t’ju treguar si funksionojnë veçoritë më të avancuara të Galaxy nga kamerat inteligjente, te personalizimet dhe menaxhimi i përditshëm. Try Galaxy është një mënyrë e lehtë, e mençur dhe argëtuese për të kuptuar pse One UI 7 është ndërfaqja që nuk thjesht duket bukur, por punon për ju, në çdo hap. 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0