Qershori në SuperSport/DigitAlb: Nga “zjarri” i kuqezinjve tek Botërori historik i klubeve - Business Magazine Albania

Qershori në SuperSport/DigitAlb: Nga “zjarri” i kuqezinjve tek Botërori historik i klubeve

Qershori do të jetë padyshim muaji më i nxehtë sportiv i kësaj vere, teksa pritet të ketë një mori aktivitetesh që do të mbajnë të mbërthyer publikun shqiptar në ekranin e SuperSport në platformën DigitAlb. Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në datat 7 dhe 10 qershor, ku fillimisht do të luajë përballjen me Serbinë në Arenën Kombëtare dhe më pas takimin me Letoninë në transfertë. 

Si gjithmonë DigitAlb është bashkëudhëtar i Kosovës, që do të luajë miqësoren me Armeninë në datë 6 qershor. Në ekranin e SuperSport nuk mungon as minifutbolli, me Kombëtaren e Shqipërisë që do të angazhohet nga data 4 qershor në arenën ndërkombëtare, e do të kërkojë lavdinë mes më të fortave të kontinentit. 

Gjermani – Portugali dhe Spanjë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve që do të shtojnë magjinë e këtij muaji në DigitAlb në datat 4 dhe 5, ndërsa finalja e madhe do të luhet në datën 8. Sigurisht që Kombëtaret e tjera të Europës do të vijnë në SuperSport në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës nga datat 6 deri në 11 qershor. 

Mesi i muajit të ardhshëm do të sjellë dhe dhuratën më të madhe të kësaj vere, Botërorin e Klubeve, që i shtohet buqetës fantastike sportive të DigitAlb. Për herë të parë 32 skuadra do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm të këtij vitit, që do të vijë live dhe ekskluzivisht në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes DigitAlb. Të gjitha këto emocione mund t’i përjetoni drejtpërdrejt në SuperSport, përmes paketës Premium të DigitAlb, e cila gjatë qershorit do të jetë me superofertën vetëm 12,000 lekë për një vit të tërë abonimi.

Ndërkohë, për dashamirësit e sporteve të tjera, ringu i boksit dhe Liga e Kombeve në Volejboll sjellin adrenalinën pa ndërprerje, në një muaj i cili do të jetë po aq intensiv si gjithë sezoni, vetëm në SuperSport.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0