Bie fuqia punëtore në kompaninë më të njohur - Business Magazine Albania

Bie fuqia punëtore në kompaninë më të njohur

Kompania e veturave, Volkswagen ka njoftuar se do të reduktojë fuqinë punëtore në vitet e ardhshme.

Kompania po kërkon të rrisë rentabilitetin dhe të rifillojë një tranzicion fillimisht jo shumë të suksesshëm drejt veturave elektrike.

“Gjatë viteve të ardhshme, ne do të duhet të reduktojmë fuqinë tonë punëtore në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore”, tha Gunnar Kilian, kreu i burimeve njerëzore.

Fokusi do të jetë në “pensionimin e pjesshëm të parakohshëm në masën më të madhe të mundshme”, shtoi ai, në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me punonjësit në Wolfsburg, selia e kompanisë.
Ai nuk saktësoi se cilat marka nga dhjetë do të preken nga masat e reja, por tha se synimi është të ulen me rreth 20 për qind kostot e punonjësve jashtë prodhimit.Volkswagen ka afërsisht 675,800 punonjës në mbarë botën.

Grupi njoftoi një program kursimi prej 10.8 miliardë dollarësh në muajin qershor për të ndihmuar në rritjen e përfitueshmërisë – marzhet e fitimit aktualisht mbeten prapa një objektivi afatgjatë midis 9 dhe 11 për qind.

Gjigandi gjerman i automobilave po investon dhjetëra miliarda euro në zhvillimin e prodhimit të automjeteve elektronike, por sektori është dëmtuar nga një ekonomi e dobët globale dhe kërkesa e ulët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0