Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milion e 890 mijë euro - Business Magazine Albania

Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milion e 890 mijë euro

Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar në Itali dhe është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Quhet ‘Tavolina Timless’ dhe kushton 1.890.000 euro! Veçantia e tavolinës është pikërisht baza e saj, e cila pëbëhet nga dy pjesë të integruara: ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me merme të bardhe nga Cervaiole.

Tavolina 5 metra e gjatë, 1.8 cm e gjerë dhe 13 centimetra e trashë, është bërë nga pema Kauri, një dru mijëvjeçar nga Zelanda e Re. Tavolina ‘Timeless’ përfshin në të dhe një orë ekskluzive të bërë nga ‘La Vallée’, me një mekanizëm tërësisht të dukshëm. Të gjitha informacionet e orës mund të shihen nga të dyja anët e tabelës.

Projekti i Xhixhës lindi nga ideja e bashkimit të së shkuarës dhe së tashmes duke krijuar një bazë për të bashkuar dy materiale të përjetshme: mermerin, një material fisnik që në shekuj ka mundur të tregojë historinë e artit përmes artistëve të mëdhenj dhe çelik inox, një material bashkëkohor që i përket universit teknologjik dhe industrial.

Në Tiranë skulptori Helidon Xhixha ka vënë dy vepra monumentale. Tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” artisti ka ekspozuar dy piramida të çrregullta. Vepra është frymëzuar nga zhvillimet arkitektonike dhe bashkëjetesa e diversitetit kulturor në Tiranë. Po ashtu një vepër e tij është ekspozuar edhe para stadiumit ‘Air Albania’.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhës konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0