Jini fleksibël dhe jepuni kontroll punonjësve tuaj
Duke u dhënë punonjësve fleksibilitetin për të përshtatur planet e tyre për angazhimet familjare, duke punuar nga shtëpia ose duke kaluar kohë në projekte të veçanta, inkurajon një fuqi punëtore pozitive dhe të angazhuar. Kur punonjësit kanë më shumë kontroll mbi vendimet që i prekin, ata ndihen të fuqizuar dhe më të lumtur.
Lexoni: Si të përgatisni ekipin tuaj për çdo situatë, njësoj si në ushtri
Zhvilloni burimet njerëzore në organizatën tuaj
Si CEO apo ekzekutiv i lartë, nuk mund të bëni gjithçka vetëm. Nëse keni ndarje të burimeve njerëzore (HR) apo jo, keni nevojë për dikë që është i dedikuar për monitorimin e politikave në vendin e punës, rekrutimin, menaxhimin e listës së pagave, përfitimet etj. Ekipi i burimeve njerëzore mund të jetë me kohë të pjesshme, një departament i vogël ose një palë e tretë.
Mendoni për BNJ si një startues për kulturën e kompanisë suaj. Është zakonisht kontakti i parë për një punëkërkues, që është gjithashtu përshtypja e parë që do të kenë kompaninë. Burimet Njerëzore prekin çdo punonjës për çështje shumë të rëndësishme dhe ata presin që aty të jetë dikush profesional, i ditur dhe një burim solid për mirëqenien e tyre gjatë punësimit të tyre.
Krijoni një sistem solid shpërblimi
Sistemet e shpërblimit nuk kanë pse të kushtojnë shumë para. Nëse një punonjës ofron ide të reja ose përmirësime të reja të procesit, një “falenderim” i thjeshtë nuk do iu kushtonte shumë. Më mirë akoma, falenderojini ata publikisht.
Sistemet solide të shpërblimit nxisin konkurrencën e shëndoshë, e cila nxit njerëzit të bëjnë përpjekjet më të mira. Ato përforcojnë sjelljen pozitive dhe produktive që dëshironi nga punonjësit.
Rritja e inovacionit në të gjitha nivelet
Një nga gjërat më të mira që një kompani mund të bëjë për të ndërtuar një kulturë inovacioni është inkurajimi i punonjësve që të japin sugjerime dhe të largohen nga status quo e pozicioneve të tyre, pa frikën nga hakmarrja apo pasojat e dështimit. Disa kompani, në fakt, inkurajojnë në mënyrë aktive punonjësit për të punuar me projektet e tyre personale.
Kultivoni diversitetin dhe gjithë-përfshirjen
Kompanitë e mëdha përfitojnë plotësisht nga talentet, backgrounds, përvojat dhe qëndrimet e punonjësve të tyre, pavarësisht nga gjinia, mosha, raca ose orientimi seksual. Kur përqafohet diversiteti, ai ndihmon kompanitë të bashkëpunojnë më mirë me bazën e tyre të konsumatorëve dhe publikun e gjerë. Studim pas studimi tregon se diversiteti është i mirë, pasi sjell ide dhe mënyra të reja të të menduarit.
Kapni ritmin dhe trendet
Millennials tani përbëjnë një të tretën e fuqisë punëtore të SHBA. Përcaktimi i karakteristikave të millennials, personat e lindur mes viteve 1981 – 1996, përfshijnë “të bëjnë mirë duke i bërë gjërat mirë”. Përgjegjësia sociale është në thelbin e asaj se si ata e shohin punësimin.
Lexoni: 5 mesazhe të fuqishme që George H.W. Bush ka për njerëzit
Punonjësit millennial dhe punëkërkuesit jo vetëm që dëshirojnë punë domethënëse, por gjithashtu duan të ndjejnë se po kontribuojnë për të mirën e shoqërisë. Ata kur vlerësojnë një vend pune, vlerësojnë gjithashtu se si kompania kryen biznes dhe komunikon me publikun. Një pagesë e mirë dhe një paketë e përzemërt përfitimesh janë thelbësore për aftësinë e këtij brezi për të bërë mirë.
Përqëndrohuni në kulturën e kompanisë suaj
Kultura e kompanisë mund të zhvillojë ose jo një kompani. Kultura është kulmi i qëndrimeve, aktiviteteve dhe vlerave të përforcuara në biznes çdo ditë.
Ja cilat janë disa mënyra të thjeshta sesi të krijoni kulturën e kompanisë suaj. Theksoni dhe vlerësoni veprimet e punonjësve tuaj, të cilët i demonstrojnë ato vlera. Pyesni punonjësit se çfarë mendojnë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajë kompania, në mënyrë që ata të ndihen sikur po investojnë në ndërtimin e kulturës.
Mos harroni, nëse diçka është në thelb e gabuar me kulturën e kompanisë tuaj, zëvendësimi i punonjësve tuaj dhe zhvillimi i teknologjisë nuk do të ndryshojë asgjë. Ajo do ta mbajë kompaninë larg nga arritja e madhështisë. Por një kulturë e fortë vendos themelet për performancën e kompanisë.
Vendosni vendin tuaj si udhëheqës
Punonjësit i marrin detyrat e tyre nga personi më i dukshëm në kompani – zakonisht pronari, CEO ose themeluesi. Lidershipi fillon në krye.
Megjithatë jo të gjithë themeluesit janë udhëheqës të lindur. Ata mund të kenë pasur një ide të madhe për të filluar biznesin, por menaxhimi i të tjerëve kërkon një set të aftësive krejtësisht të ndryshme. CEOt e njohur e dinë se zhvillimi i të gjitha aftësive është çelësi dhe ata lënë mënjanë kohë dhe burime për të investuar në zhvillimin e tyre.
Fuqizimi i ekipit tuaj me anë të teknologjisë
Teknologjia është në krye të listës për ekipet tuaja ekzistuese dhe personat që kërkojnë punë të nivelit të lartë. Njerëzit duan të punojnë në një kompani që shfrytëzon teknologjitë më të mira për t’i çuar drejt suksesit.
Lexoni: 8 zakone të këqija biznesi nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2019
Një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) mund të automatizojë procesin e ndjekjes së shitjeve, duke liruar punonjësit nga detyra e përsëritur e futjes së të dhënave. Programet e administrimit i bëjnë zgjedhjet dhe ndryshimet më të lehta dhe më të shpejta për punonjësit dhe punëdhënësit. Pajisjet dhe aplikacionet mobile u mundësojnë punonjësve të punojnë edhe nga shtëpitë e tyre apo të vizitojnë konsumatorët në terren më shpesh. Nga ana tjetër, teknologjitë e tilla u japin punonjësve më shumë kohë për risi të nivelit të lartë, duke rritur vetëvlerësimin dhe kënaqësinë në punë.
Të punësoni dhe të mbani më të mirët!
Pa dyshim, njerëzit janë aseti numër një që e bën një kompani madhështore. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të punësoni më të mirët që ndodhen aty jashtë. Edhe kompanitë më të vogla kanë gurët e tyre të çmuar të fshehur që kanë nevojë vetëm për një mentorim të vogël dhe për pak zhvillim.
Investoni në zhvillimin e rritjes profesionale të punonjësve. Shpërblejini ata me kompensimin më të mirë dhe paketën e përfitimeve që ju mund të përballoni për t’i mbajtur të motivuar. Sekreti i një kompanie të madhe nuk është aspak sekret. Është vetëm përkushtim dhe vlerësim i pasurive tuaja më të mira: njerëzit.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.