Si të përgatisni ekipin tuaj për çdo situatë, njësoj si në ushtri

Si të përgatisni ekipin tuaj për çdo situatë, njësoj si në ushtri


James D. Murphy tregon se si pronarët e bizneseve mund të udhëheqin ekipet në mënyrë efektive të ngjashme me atë të ushtrisë.

Para themelimit të kompanisë së konsulencës Afterburner, Murphy ishte një pilot i Forcave Ajrore që fluturoi me F-15, një nga avionët më të sofistikuar të kohës së tij. Ai më vonë u bë Shefi i 116-të i Luftëtarëve të Luftës për Mbrojtjen e Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, ku puna e tij ishte të drejtonte 42 pilotë luftarakë për luftë, të gatshëm për t’u vendosur në mbarë botën brenda 72 orëve.

Të përballosh presionin do të thotë të jesh gati për çdo gjë që mund të ndodh. Është një leksion që drejtuesit e bizneseve duhet të kenë kujdes.

“Bizneset flasin për planifikim, dhe gjëja e parë që diksutojnë janë të ardhurat,” thotë ai. “Por ata nuk planifikojnë mirë shumë nga veprimet që rrjedhimisht sjellin shumë të ardhura.”

Këto janë katër mënyrat më të mira të planifikimt për çdo kompani që synon sukses:

  1. Mbani një mbledhje dhe një postmbledhje për çdo plan.

Murphy thekson rëndësinë e takimit përpara ekzekutimit të çdo lloj plani, dhe njohjes së skuadrës me çdo detaj të planit. Kjo e mban atë të lidhur me ide dhe fokus të njëjtë. Pasi detyrat janë ekzekutuar, bëni një përmbledhje për të ndihmuar në mbylljen e hapësirave të pritshmërive dhe asaj që vërtet ka ndodhur. “Analizoni përfitimet dhe humbjet tuaja,” thotë ai. “Kuptoni pse kanë ndodhur dhe zbatojini mësimet e marra në një cikël tjetër planifikimi sa më shpejt të mundeni.”

  1. Ftojini të gjithë në tavolinë.

Drejtuesit e mirë janë përfshirës gjatë procesit të planifikimit. “Ata nuk planifikojnë pas dyerve të mbyllura dhe të prezantojnë planin për kompaninë,” shpjegon Murphy. “Ata përfshijnë sa më shumë nga pjesëtarët e organizatës në planifikim. Kjo e frymëzon skuadrën.” Ai thekson se nëse të gjithë arrijnë të kuptojnë qëllimin e planit, i gjithë grupi do të punojë më mirë.

  1. Vendosni një shembull duke u treguar të thjeshtë dhe të sinqertë.

Murphy thekson se udhëheqësit përcaktojnë se sa e sinqertë dhe e afërt do të jetë pjesa tjetër e ekipit gjatë konferencave. “Lërini të gjithë të kuptojnë se ky është një mjedis psikologjikisht i sigurtë.” Reflektimi dhe pyetjet janë një mënyrë shumë e mirë për të ndarë mësimet e marra në dobi të ekipit. Kur të gjithë tregohen transparent atëherë ndodhin përgatitjet më efektive.

  1. Krijoni një “Destinacion me cilësi maksimale”

“Ju nuk mund të parashikoni të ardhmen,” thotë Murphy, “por ju mund të projektoni atë të ardhme që dëshironi për organizatën tuaj.” Ai sugjeron të vendosen pritshmëri rreth qëllimeve tuaja sa më specifike, duke krijuar atë që quhet Destinacioni High Definition i objektivave. Në këtë mënyrë, ju mund të komunikoni dhe të forconi ekipin, e gjitha kjo në detaje me cilësi maksimale.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0