Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI - Business Magazine Albania

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI

MKBHD kritikoi ashpër një produkt tjetër të AI, i cili u plasua në treg pa u përgatitur mjaftueshëm.

Marques Brownlee i njohur si MKBHD, është një influencues në fushën e IT-së dhe YouTuber, i cili muajin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes kur në videon e tij kritikoi Humane AI Pin

Tani cak i kritikave dhe sulmit ishte një prodhues i ngjashëm i AI, i quajtur Rabbit R1. MKBHD këtë pajisje e karakterizoi si të “pakontrollueshme”.

Rabbit R1 është një shoqërues xhepi i AI që mund të përdoret si Alexa, Siri ose Google Assistant. Ndër veçoritë shtesë, pajisja ka mundësinë të porosisë nga DoorDash, të njohë imazhet dhe të kontrollojë Spotify.

Brownlee ishte i shpejtë për të gjetur gabime në Rabbit R1 dhe kritikoi aspekte të ndryshme, nga dizajni fizik, ndërfaqja e përdoruesit, paketimi i produktit, të cilit i mungon një mbështetëse, karikuesi apo edhe manuali i udhëzimit.

Sipas tij, zbatimi i modelit Large Action Model AI është një “ide e lezetshme”, por Rabbit R1 nuk është trajnuar mjaftueshëm mbi të dhënat për të zbatuar veçori që do të ishin kuptimplotë për përdoruesin.

Lexo: “Libri i Blamit” sjell një perspektivë të re mbi Holokaustin në shqip

“Një numër i madh i kompanive të inteligjencës artificiale e zhvillojnë gabimisht teknologjinë dhe anasjelltas. Ata ofrojnë një produkt kaq të papërfunduar, sa që është pothuajse plotësisht e pamundur ta rishikosh atë”, tha Brownlee.

Kompania Rabbit komentoi këtë rishikim të MKBHD, duke theksuar se R1 është ende duke u zhvilluar pasi mbledh më shumë të dhëna të përdoruesit dhe evoluon, dhe se priten përmirësime më të mira në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0