3 projektet finaliste për Vjosën! - Business Magazine Albania

3 projektet finaliste për Vjosën!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e tre ideve finalist të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës.

Kryeministri u shpreh se konkursi i sotëm i hap rrugë vizionit të konservimit dhe zhvillimit të Parkut Kombëtar. Turizmi dhe ekonomia, janë dy shtyllat kryesore që do ndikohen pozitivisht nga ky Park Kombëtar.

“Hymë në një fazë të re të konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar.

Nuk ka asnjë vend në Europë, që të ketë një Park Kombëtar që e përshkon të gjithë trupin e vendit.

Nuk ka asnjë vend në Europë sot, që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën kemi qenë shpeshherë të detyruar tua shpjegojmë miqve tanë ndërkombëtarë që thoshin: duhet ruajtur lumi i fundit i egër në Europë. Po duhet ruajtur, por para se të japin leksionet se si ruhet një lum i egër të kujtojnë se të egër kanë qenë dhe lumenjtë e tjerë, por ata i  kanë zbutur, për qëllime që s’kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës.
Lexo:
Dëshironi të studioni për biznes? Ja cilat shkolla mund t’iu përshteten

Nuk mund të mos e themi, që leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot.

Vendim madhor i qeverisë për të pasur një Park Kombëtar të këtyre përmasave.

Konkursi i sotëm i hap rrugë vizionit të konservimit dhe zhvillimit të Parkut Kombëtar”, u shpreh Rama, teksa e konsideroi vendimin për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, vendim të guximshëm.

Më tej kreu i qeverisë, theksoi se ndryshimet  klimatike janë një sfidë globale.

Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që Shqipëria është një vend që ka të drejtën dhe detyrën të ketë ambicie për t’u rritur ekonomikisht në mënyrë të vazhdueshme, që këtë larmi të madhe të natyrës ta vërë në dispozicion të vetvetes dhe familjeve që jetojnë në këtë vend.

Nuk mund të krijohen thjesht dhe vetëm nga ajo pjesë turistësh që vijnë vetëm me një çantë në krah, por me atë pjesë turistësh që i përkasin kategorisë së konsumatorëve më të lartë të botës së madhe të turizmit.

Vjosa dhe Parku Kombëtar është për ne një shkollë shumë e rëndësishme për të kuptuar si këto të dyja do bashkëjetojnë me njëra-tjetrën”, tha Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0