“TBS 96”në “Bridging the Future Tchnology” në Tiranë - Business Magazine Albania

“TBS 96”në “Bridging the Future Tchnology” në Tiranë

Kompania “TBS 96”, me një eksperiencë 30-vjeçare në fushën e broadcasting, telekomunikacionit dhe cyber intelligence solutions, organizoi këtë vit në Tiranë për të 10-tin vit panairin tashmë të kthyer në një traditë, me pjesëmarrjen e 33 kompanive lider në fushat përkatëse.

Secila nga kompanitë pjesëmarrëse prezantoi produktet dhe zgjidhje teknologjike të avancuara inovative dhe bashkëkohore. Panairi u organizua në 2 holle të veçanta, një për pjesëmarrësit e telekomunikacionit dhe broadcasting, ndërsa holli tjetër për zgjidhjet inteligjente të cyber security. Për herë të parë u realizuan edhe demostrime të inteligjencës, përfshirë edhe enkriptime të komunikimeve mobile të certifikuara.

“Sot kemi të pranishëm disa nga liderat kryesore të transmetimit audio-vizive, ç’ka shërben si një mundësi tepër e mirë për përfaqësuesit e televizioneve të ndryshme këtu për të parë nga afër produktet më të fundit të teknologjisë për sistemet e ndryshme të transmetimit audio-video. Është kënaqësi për ne që marrim pjesë në 30-vjetorin e kompanisë “TBS 96” me larmishmëri produktesh në fushën e teknologjisë dhe transmetimit. Ne po prezantojmë produkte të ndryshme në sektorin e broadcasting, por edhe pse këtu jemi konkurrentë në këtë treg, sot jemi të bashkuar pasi u ofrojmë klienteve tanë larmishmëri produktesh.”

“Të gjitha teknologjitë që ne kemi patur në Amsterdam tashmë këto pajisje audio-vizive i kemi në këtë aktrivitet të “TBS 96” dhe këtu në Tiranë që tashmë janë të disponueshme edhe për tregun audio-viziv shqiptarë.”

Në vazhdimësinë e traditës së këtij eventi, u ralizuan për herë të parë edhe demostrime live të studiove televizivie virtuale, një zgjidhje teknologjike dhe innovative për operatoret audiovizive kombëtar përfshirë edhe TV Klan. Zgjidhje që përputhen me nevojat për inovacion të operatorëve kombëtar me aftësite teknike dhe inxhinierike të kompanive më të mira ndërkombëtare në fushën e komunikimeve audiovizive.

Gjithashtu pjesëmarrja në panair ishte shumë e madhe, përfshirë grupet e interesit, si dhe studentët e degëve elektronikë/telekomunikacion të disa nga universiteteve të Tiranës të cilët e vlerësuan si shumë pozitive këtë iniciative për aftesimin e tyre në tregun e punës. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0