Sa orë punojnë mesatarisht Evropianët? - Business Magazine Albania

Sa orë punojnë mesatarisht Evropianët?

Java e zakonshme e punës për personat e moshës 20 deri në 64 vjeç në vendet anëtare të BE-së në vitin 2022 ishte mesatarisht 37,5 orë, njoftoi së fundmi Shërbimi Statistikor Evropian – Eurostat.

Sipas këtyre të dhënave javët më të gjata të punës i ka Greqia me 41 orë, pasuar nga Polonia me 40,4 dhe Rumania e Bullgaria me 40,2 orë.

Nga ana tjetër, koha më e shkurtër e punës është në Holandë, ku mesatarja e javës së punës ishte 33,2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35,3 dhe Danimarka me 35,4 orë.

Kohëzgjatja e javës mesatare të punës llogaritet sipas numrit të orëve të punuara normalisht në javë në punën kryesore, duke përfshirë orët jashtë orarit, qofshin të paguara ose të papaguara, por duke përjashtuar kohën e udhëtimit nga shtëpia në vendin e punës dhe mbrapa, pushimet për ngrënie dhe orët e shpenzuara në trajnime që nuk lidhen me punën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0