4 milionë abonentë paguajnë për Snapchat+ - Business Magazine Albania

4 milionë abonentë paguajnë për Snapchat+

Mbi 4 milionë abonentë paguajnë për shërbimin Snapchat+. Kështu është shprehur platforma Snapchat një vit pas lançimit të shërbimit me pagesë që iu ofron përdoruesve mundësinë të përdorin opsione premium. Abonimi mujor kushton 3.99 Dollarë.

Megjithatë kjo mbetet një shifër e vogël krahasuar me 750 milionë përdorues aktivë që Snapchat është shprehur se ka.

Snapchat+ ofron akses në “opsione ekskluzive dhe eksperimentale”. Abonentët mund të përdorin më shumë se 20 opsione përfshirë “dizajn të personalizuar të aplikacionit, ikona unike dhe mundësinë për të vendosur në krye të listës së kontakteve të preferuarin tuaj”, thotë platforma.

Pas një viti të vështirë, aksionet e Snap janë rritur me 30% në 2023. Gjithsesi, aksionet mbeten ende 86% më poshtë shifrës së tyre maksimale në vitin 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0