Nga zbulimi i kancerit te vaksina... - Business Magazine Albania

Nga zbulimi i kancerit te vaksina e personalizuar brenda 48 orëve, çfarë premton AI?

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë ka ndikuar në përmirësimin e shumë sektorëve, mjekësia është një prej tyre. Të martën e 21 janarit Presidenti Trump njoftoi investimin prej 500 miliardë dollarësh për krijimin e infrastrukturës së AI. Kompania Stargate, që vjen si një bashkëpunim mes OpenAI, SoftBank dhe Oracle. Kjo nismë ka si synim krijimin e qendrave të të dhënave dhe vendeve të punës, duke rritur rolin e AI në kujdesin shëndetësor.

Lexo gjithashtu: 500 mld dollarë për infrastrukturën e AI në SHBA, Trump njofton fillimin e partneritetit

Gjatë fjalimit, Larry Ellison i Oracle shpjegoi se si AI mund të transformojë kujdesin shëndetësor. Fragmente të vogla të tumorit mund të qarkullojnë në gjakun e një personi, duke lejuar mundësinë e zbulimit të hershëm të kancerit përmes testeve të gjakut. AI mund të përdoret për të analizuar këto teste dhe për të identifikuar kancerin që në fillim. Pasi tumori kanceroz të sekuencohet me gjene, mund të krijohet një vaksinë e individualizuar për çdo pacient. Duke përdorur AI, vaksina mRNA mund të prodhohet në mënyrë robotike në vetëm 48 orë, duke ofruar trajtim të shpejtë dhe të personalizuar.

Ellison tha se qendrat e para të të dhënave të projektit janë tashmë në ndërtim e sipër në Teksas. Njëzet do të ndërtohen, gjysmë milioni metra katror secila, tha ai. Projekti mund të fuqizojë AI që analizon të dhënat elektronike shëndetësore dhe ndihmon mjekët të kujdesen për pacientët e tyre.

Aktualisht ende nuk ka nisur prova e tyre, megjithatë aktorët e këtij zhvillimi teknologjie janë besimplotë për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0