Sot betohet si president, por si ka qenë Donald Trump si... - Business Magazine Albania

Sot betohet si president, por si ka qenë Donald Trump si biznesmen?

Donald Trump do të bëjë betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara ditën e sotme, me një ceremoni që do të zhvillohet në Uashington DC, në orën 12:00.

Njëkohësisht, kjo ditë inaugurimi bie në Ditën e Martin Luther King Jr, një festë federale, duke shënuar herën e parë në këtë shekull që një president amerikan do të bëjë betimin në një festë të tillë.

Por teksa presim betimin e tij si President të Shteteve të Bashkuara, le të ndalemi pak te Trump si person i biznesit.

Lexo gjithashtu: Kanadaja do të bëhet shteti i 51-të i USA?!

Donald John Trump lindi në New York, si djali i Fred Trump, një personi të suksesshëm në pronat e patundshme. Frymëzimin për biznes ai e mori nga babai i tij, ndërtues i ndërtesave të banimit në zonat periferike të New York-ut. Pas diplomimit, Donald hyri në biznesin familjar, Elizabeth Trump & Son, duke e kthyer atë në një perandori të njohur globale.
Në vitin 1971, Trump e riemëroi kompaninë në The Trump Organization dhe nisi projekte ambicioze, kryesisht në Manhattan. Ajo çka e dalloi Trump ishte aftësia e tij për të negociuar e në të njëjtën kohë vizionin e pashoq që kishte për të transformuar ndërtesat të degraduara në pronat më të lakmuara të qytetit.

Projektet e para të suksesshme përfshijnë Grand Hyatt Hotel dhe Trump Tower, një simbol i luksit në zemër të New York-ut. Ky i fundit jo vetëm që e konsolidoi emrin e tij si në këtë industri, por e vendosi në hartën ndërkombëtare të biznesit.
Në vitet 1980, Trump hyri në industrinë e kazinove në Atlantic City me objekte si Trump Plaza, Trump Castle, dhe më vonë, Trump Taj Mahal. Kjo e fundit u promovua si kazinoja më e madhe dhe më luksoze në botë. Edhe pse këto investime e bënë atë një emër të njohur, ato gjithashtu e zhytën në borxhe të mëdha për shkak të mbikostove dhe konkurrencës së fortë.

Përgjatë karrierës së tij, Trump ka provuar se suksesi dhe dështimi janë dy faqe të së njëjtës medalje në biznes.

Trump është përballur shpesh me kritikë që e cilësojnë si një biznesmen me guxim të tepruar, por ai gjithmonë e ka rikuperuar duke përdorur markën e tij si aset kryesor.
Një nga aftësitë më të mëdha të Trump ka qenë përdorimi i mediave për të rritur profilin e tij. Trump krijoi një imazh të suksesshëm përmes shfaqjes televizive The Apprentice, ku fraza e tij “You’re fired!” u bë pjesë e kulturës popullore. Ky program e ndihmoi të ndërtonte një lidhje me publikun dhe e forcoi markën e tij globale.
Trump njihet për strategjinë e tij deri diku agresive dhe për gatishmërinë për të rrezikuar. Ai shpesh ka preferuar financimet e mëdha me kredi, duke besuar te fuqia e tij për të rinegociuar borxhet në kohë krizash.

Lexo gjithashtu: TikTok mund të ketë një shans të fundit nga Trump për ndalimin në SHBA

Figura e Donald Trump është polarizuese, por një mësim që nxirret nga karriera e tij është rëndësia e markës dhe e aftësisë për t’u përshtatur me rrethanat. Pavarësisht polemikave dhe kritikave, ai vazhdon të mbetet një nga figurat më të njohura (edhe) në botën e biznesit.

Trump si biznesmen është një kombinim i guximit, marketingut të zgjuar, dhe një prirjeje sfidë. Për të, dështimet janë vetëm faza kalimtare drejt rikthimit më të fortë.

Ndërsa disa e shohin si njeri të prirur ndaj polemikave, të tjerët e admirojnë për këmbënguljen dhe aftësinë për të ndërtuar një markë që sfidon kohën.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0