15% më shumë se një vit më parë, sa shpenzuan italianët për Krishtlindje? - Business Magazine Albania

15% më shumë se një vit më parë, sa shpenzuan italianët për Krishtlindje?

Italianët shpenzuan rreth 22.8 miliardë euro për Krishtlindje, rreth tre miliardë ose 15% më shumë se vitin e kaluar.Megjithatë, rreth 80% e popullsisë tashmë po riciklojnë ushqimin festiv, ndërsa pothuajse një në dy italianë do të ridhurojë dhurata të padëshiruara, shprehen grupet e konsumatorëve.

Rreth 7.5 italianë nuk dhanë fare dhurata, sipas Codacons, më shumë “të frymëzuar” nga Grinch sesa Babagjyshi.

Shpenzimet mesatare të familjeve ishin 884 euro kundrejt 770 eurove vitin e kaluar. Ndërsa blerjet e dhuratave u rritën pothuajse me 20% duke arritur në tetë miliardë euro, kostot e udhëtimit 11.5 miliardë, ose 14% më shumë dhe darkat kushtuan 400 milionë euro, 14% më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0