Zvicër

Zvicra referendum për mbrojtjen e klimës: Jo më CO2 deri në vitin 2050

Zviceranët përcaktuan gjatë një referendumi kursin që vendi të bëhet neutral ndaj klimës.Sipas rezultatit përfundimtar 59% votuan në favor të ligjit për mbrojtjen e klimës. Ai parashikon reduktimin gradual të konsumit të naftës dhe të gazit natyror, zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes miqësore ndaj klimës. Kompanitë në Zvicër gjithashtu duhet të mbështeten për konvertimin në teknologji miqësore ndaj klimës. Gjithashtu do të instalohen më shumë turbina me erë. Legjislacioni i propozuar nuk synon të sjellë as ndalime dhe as taksa të reja.

Një shumicë e qartë për të ashtuquajturin ligj për klimën dhe inovacionin ishte shfaqur që në sondazhet përpara votimit. Të gjitha partitë përkatëse dhe qeveria federale e mbështesin ligjin – me përjashtim të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), parti populiste e djathtë. Në fushatat e saj SVP vazhdimisht u përpoq të nxiste frikën për mungesën e energjisë dhe shkatërrimin ekonomik.

Lexo: Qytetet e biçikletave në dobi të shëndetit dhe mjedisit

Zvica po ndjen problemet e shkaktuara nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Akullnajat në Alpet zvicerane po shkrihen me shpejtësi dhe midis viteve 2001 dhe 2022 kanë humbur tashmë një të tretën e vëllimit të tyre të akullit. Zvicra dhe ekosistemi i saj alpin janë tepër të goditura nga ngrohja globale.

Po për një taksim minimal të kompanive të mëdha

Në referendumin e 18 qershorit qytetarët zviceranë miratuan gjithashtu një amendament kushtetues që zbaton planin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe G20 për të taksuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare me një normë tatimore prej të paktën 15%,  88% votuan pro taksimit të ri minimal. Aktualisht disa kantone zvicerane kanë ende një taksë që është më pak se 15%.

Rregullorja e planifikuar prek kompanitë ndërkombetare me shitje vjetore prej më shumë se 750 milionë euro. Mbi të gjitha nga të ardhura më të larta tatimore do të përfitojnë rajonet rreth Bazelit dhe Zugut, ku kanë qendrat e tyre koncerne të mëdha farmaceutike dhe tregtare.

/DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0