Vit i brishtë, përse besohet se data 29 shkurt sjell ters - Business Magazine Albania

Vit i brishtë, përse besohet se data 29 shkurt sjell ters

Viti 2024 është quajtur ndryshe edhe si një vit i brishtë. Kjo për faktin se muaj shkurt ka 29 ditë dhe viti do të jetë me 366 ditë. Një herë në katër vjet, shkurti ka një ditë më tepër dhe sipas besëtytnive kjo gjë sjell ters.

Kalendari që ne përdorim është një kalendar diellor, i cili shënon kalimin e kohës pas lëvizjes rrotulluese të Tokës rreth Diellit. Por nëse kalendari ynë është normalisht 365 ditë, Tokës i duhen saktësisht 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 48 sekonda për të përfunduar rrotullimin rreth Diellit.

Kjo kohë e tepërt, nëse nuk plotësohet, në afat të gjatë do të çonte në një zhvendosje të sezoneve.Lexo: Historia sfiduese Gertës që bleu sallonin e bukurisë ku ishte punonjëse

Ndërsa sipas gojëdhënave dhe besimeve të hershme që nga periudha e Perandorisë Romake mendohet se quhet vit i brishtë, sepse kanë ndodhur ngjarje me pasoja katastrofike si tërmete të mëdha apo sulme të përgjakshme terroriste.

Përtej besëtytnive, kjo është një ditë e veçantë për të lindurit më 29 shkurt.

Kemi mirëpritur një vit “të brishtë”, i cili numëron 366 ditë dhe përsëritet çdo 4 vjet për të kompensuar një ditë të munguar, si pasojë e papërputhshmërisë mes kalendarit gregorian dhe kohëzgjatjes së rrotullimit të Tokës rreth Diellit.

Mospasja e viteve “të brishta” do të shkaktonte në perspektivën e shekujve një përmbysje të kalendarit. Kështu, festat standarte, sikurse është Krishtlindja, do të zhvendoseshin në stinë të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0