Un Women: Gratë në Shqipëri shpenzojnë 5 orë në ditë për fëmijët - Business Magazine Albania

Un Women: Gratë në Shqipëri shpenzojnë 5 orë në ditë për fëmijët

Shqipëria duhet të bëjë më shumë në sigurimin e kujdesit universal për fëmijët duke ju dhënë kështu më shumë mundësi fuqizimit të grave. Një studim i hartuar nga UN WOMEN dhe UNICEF ka nxjerr në pah se gratë shqiptare shpenzojnë mesatarisht 5 orë çdo ditë për t’u kujdesur për fëmijët, familjen, gatimin dhe pastrimin.

“Në Shqipëri ndër vite, veçanërisht si pasojë e COVID-19, investimet dhe shpenzimet publike për mbrojtjen sociale janë rritur, megjithatë ato mbeten ende shumë më të ulëta se mesatarja e BE-së. UN Women punon me familjen më të madhe të OKB-së për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të investojë për të përmbushur objektivat dhe angazhimet e saj për zhvillimin e qëndrueshëm”,-tha Michele Ribotta.

Ekspertët rekomandojnë që sigurimi i kujdesit universal për fëmijët jo domosdoshmërisht falas por të aksesueshëm për të gjithë, do të ndikojë në fuqizimin e gruas.

“Së pari është i dobishëm për fëmijët. Ne e dimë nga te dhënat botërore se kur fëmijët janë në një mjedis mësimor qe në fillim të jetës së tyre, performanca e tyre arsimore përmirësohet në planin afatgjatë, por ata gjithashtu bëhen qytetarë më të fortë dhe më aktive, dhe punëtorë më të përgatitur dhe më të aftë. Po ashtu kujdesi universal për fëmijët – është thelbësor per gratë dhe fuqizimin e tyre”-tha Michele Ribotta.

Kujdesi universal për fëmijët, sipas ekspertëve ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë në përgjithësi, sepse ka më shumë gra në tregun e punës, më shumë shërbime përmes industrisë së kujdesit social, duke krijuar më shumë vende pune, me shume të ardhura fiskale për vendin që mund të riinvestohen më pas për shërbime shtesë për komunitetet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0