Talent Pool – Praktikë e re nga Grupi Balfin për zhvillim karriere - Business Magazine Albania

Talent Pool – Praktikë e re nga Grupi Balfin për zhvillim karriere


Grupi Balfin, një grup mjaft inovator që ka sjellë në Shqipëri koncepte dhe ide të reja në shumë fusha të ekonomisë duke filluar me QTU-qendrën e parë tregtare në vend, Neptun-rrjeti i parë i organizuar i dyqaneve të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake, Mane TCI-kompania lider në ndërtimin e projekteve të mëdha, apartamenteve dhe zonave rezidenciale të veçanta, grupi që solli emrat e mëdhenj si JUMBO, SPAR, e shumë të tjera, është tashmë duke investuar në zhvillimin e punonjësve. Edhe në këtë drejtim, ky grup me proceset dhe programet që ndërmerr tregon që është mjaft i avancuar në atë se çfarë po përpiqet t’ju ofrojë punonjësve – një mundësi unike për zhvillimin në karrierë. Një program i tillë është edhe Talent Pool, një program që përcakton gjeneratën e re të drejtuesve të Grupit.

Për t’u njohur më shumë me këtë program intervistuam drejtuesen e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin, Znj. Anjeza Kelmendi.

Znj. Kelmendi prej disa kohësh Grupi Balfin ka filluar një program talentesh. Mund të na thoni si quhet ky program dhe ku konsiston ai?

Programi që ne kemi disa kohë që kemi aplikuar quhet “Talent Pool”. Ky është një program që konsiston në identifikimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të talenteve dhe përgatitjen e tyre për marrjen përsipër të pozicioneve më të larta profesionale dhe drejtuese në nivel Grupi. Ky program identifikon hapat e zhvillimit të këtij grupi talentesh, i realizon ato dhe bën të mundur krijimin e një grupi të përgatitur punonjësish (të cilët punojnë në shoqëritë e ndryshme të Grupit) të cilëve u ofrohet mundësia të avancojnë në karrieren e tyre në pozicionet drejtuese dhe sfiduese që Grupi Balfin ofron.

Si lindi ideja për këtë program. Grupi Balfin ka vite që operon në treg, pse pikërisht tani u materializua ky proces dhe jo më përpara?

Idea lindi nga nevoja. Grupi Balfin është një korporatë e madhe, me një ecuri të madhe me dinamikë gjithmonë në zhvillim, me projekte të shumta për tu drejtuar. Dëshira për të zhvilluar punonjësit, dhe krijimi për ta i një kuadri karriere, si dhe mangësitë që paraqet tregu i punës në Shqipëri në nivelin menaxherial, janë të gjitha elementë që e sollën të domosdoshme ngritjen e këtij programi. Kështu, gjendur përballë sfidave që kërkon biznesi, e vetmja mënyrë për ti përballuar me sukses ato dhe për të patur arritje të objektivave afatshkurtra por më tepër ato afatgjata për një korporatë është të ketë një kapital njerëzor cilësor dhe të motivuar.

Si është zhvilluar procesi i përzgjedhjes së punonjësve që janë të përfshirë në Talent Pool?

Përzgjedhja është bërë sipas një procesi të mirëmenduar dhe i ndarë në disa hapa. Hapi i parë ka qenë njoftimi për çeljen e programit tek kompanitë e Grupit. Më pas nga secila kompani kanë ardhur propozimet për kandidatë të cilët duhet të plotësonin disa kritere dhe vlerësime në formate të përcaktuara dhe specifike për këtë qëllim. Pas selektimit në këtë fazë të gjithë kandidatët e selektuar kanë kaluar një numër të caktuar testesh me shkrim në fusha logjike apo fusha që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale dhe menaxheriale. Pas mbarimit të fazës së testimit, një selektim i dytë u është bërë kandidatëve në bazë të rezultateve nga ky testim. Kandidatët që kaluan dhe fazën e testimit kaluan më pas në fazën e fundit, atë të intervistimit në zyrat qëndrore Balfin, dhe së fundmi kandidatët që kaluan me sukses dhe këtë fazë u bënë pjesë e grupit të parë të Talent Pool 2017. Pra një proces i rregullt që ndiqet nga kompanitë e mëdha dhe korporatat në botë.

Ҫfarë përmban program i zhvillimit të Talent Pool?

Programi i Talent Pool është ideuar të zhvillojë kandidatët pjesëmarrës në tre drejtime:
• Në atë të njohurive drejtuese dhe teknike – njohuri që merren në formatin e trajnimeve në klasa.
• Njohuritë në punë – trajnime on the job/shadow e kombinuar me coaching si në kompanitë e grupit pranë drejtuesve më të lartë ashtu dhe në nivel zyrash qëndrore Balfin.
• Vijim i trajnimit dhe ndjekje – me anë të teknikës së mentorimit ku këtyre talenteve u atashohen drejtues shumë cilësorë në grupin tone, të cilët janë një pikë mbështetje në avancimin e tyre nëpërmjet mbështetjes në distancë të tyre.

Të treja këto mënyra janë një kombinim që në gjuhën e zhvillimit të punonjësve quhen “Blended Learning” dhe synimi është që ti jepet mundësia punonjësve të marrin njohuri, ti praktikojnë dhe ti avancojnë ato në punën e tyre. Kjo bën që vetë këta punonjës më pas bëhen të aftë jo vetëm për të menaxhuar përgjegjësitë që ata aktualisht kanë por dhe të marrin përsipër sfida të reja edhe më të mëdha dhe për më tepër të përballojnë me sukses këto sfida.

Cili ka qenë roli dhe përgjegjësia e Departamentit të Burimeve Njerëzore në këtë proces?

Departamenti i Burimeve Njerëzore në Balfin është dizenjuesi, implementuesi dhe monitoruesi i këtij procesi. Procesi, për vetë rëndësinë që ka për Grupin, kërkon një ndjekje rigoroze të programit dhe për më tepër studimin e vazhdueshëm të alternativave dhe mjeteve që mund të përdoren për pasurimin më tej të këtij programi. Departamenti i Burimeve Njerëzore është një department Zhvillimi në nivel Grupi dhe ka një rol parësor në të gjithë hallkat e programit.

Si po e shohin këtë proces personat që tashmë janë pjesë e Talent Pool?

Ndërkohë që Anjeza na u përgjigj: “Më mirë se sa nga unë për këtë arsye mund të pyesni direkt disa nga punonjësit e talentuar që po marrin pjesë në program”- ne takuam disa prej tyre.

“Përftimi i njohurive të reja nga ekspertë ndërkombëtarë nëpërmjet metodikave jo tradicionale ka ndikuar dukshëm në mënyrën time të punuarit” – thotë Andon Qirushi, inxhinier pranë kompanisë Mane TCI.
Ndërkohë Eva Devolli, drejtuesja e brandeve në kompaninë Fashion Group, një tjetër pjesëmarrëse, dëshiron që t’ja rekomandojë pjesëmarrjen në këtë projekt të gjithë kolegëve të etur për dije.

Ndërsa për Artur Prendin, menaxherin e kategorisë në Neptun, ky program është një kombinim interaktiv i materialeve teorike të vëna në praktikë për më tepër në dimension grupi. Idi Sulo, menaxher i zgjerimit dhe zhvillimit në SPAR shprehet që programi Talent Pool stimulon konkurencën pozitive dhe kërkesën për tu vetëpërmirësuar më tej.

Sigurisht që në këtë program ka shumë pjesëmarrës të tjerë, të cilët ashtu si dhe koleget e tyre marrin pjesë aktive dhe janë pjesë e këtij programi nga kompani të tjera të Grupit si Jumbo, Green Coast, Milsped Albania, ElektroServis, FoodWay, ACREM, apo AlbChrome – të gjitha pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Talent Pool

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0