Fatjona Toska, themeluese e NLP Albania, vjen me trajnimet mbi teknikat NLP. Ja çfarë përmbajnë modulet - Business Magazine Albania

Fatjona Toska, themeluese e NLP Albania, vjen me trajnimet mbi teknikat NLP. Ja çfarë përmbajnë modulet

Fatjona Toska

Lexoni: Fatjona Toska themelon NLP Albania, sjell një cikël trajnimesh në zhvillimin personal

Lektore: Fatjona Toska, NLP Coach, ideatore dhe themeluese e NLP Albania, trajnere e certifikuar jashtë vendit, në një nga institucionet e liçensuara mbi praktikat e Neuro-linguistic programming (NLP), përkatësisht NLP Greece, në përkatësitë NLP University Santa Cruz, California (https://www.nlpgreece.gr/). Themeluese në të njëjtën kohë e DARE Academy Albania, objektivat e secilës vendosi t’i ndërthur me idenë për përmbushjen e tyre, duke themeluar kësisoj NLP Albania e duke sjellë në Shqipëri, trajnimet me teknikat NLP.

  • Supervizore: Alexandra Efthimiadou, NLP Greece
  • Periodiciteti: Mësimi zhvillohet një herë në javë
  • Kohëzgjatja: 2 orë
  • Vendi: Innospace Tirana

Përmbajtja e trajnimit:

Moduli i I-rë

  • Çfarë është zhvillimi personal me teknikat e NLP?
  • Parimet e kësaj shkence që zgjerojnë këndvështrimin tonë
  • Komunikimi sipas NLP: Si e perceptojmë botën?
  • Pse është e rëndësishme mendësia e rritjes ose mendimi pozitiv. Ushtrime si ta vendosim në praktikë në jetën tonë
  • Tre sistemet e përfaqësimit sipas NLP, njohja dhe rëndësia e tyre
  • Çfarë është strategjia? Si na ndihmon të njohim veten?
  • Si të kontrollojmë gjendjen tonë dhe të drejtojmë me efikasitet trurin tonë-Fiziologjia
  • Ushtrime praktike: Si të ndryshojmë gjendjen mendim-ndjenjë-sjellje
  • Vetëbesimi
  • Vetëvlerësimi
  • Mitet dhe të vërtetat rreth tyre: Pse janë të rendësishëm dhe si të krijojmë vetëbesim?

Moduli i parë është konceptuar në mënyrë të tillë që të marrim dije mbi mënyrën se si marrim informacion nga bota e jashtme, si ai kalon nëpër filtra dhe si ne interpretojmë ngjarjet në jetën tonë. Pra, është faza e parë e njohjes së vetes, duke kaluar kështu në pranim të vetes, duke njohur vlerat që drejtojnë jetën tonë dhe jo vetëm.

Moduli i dytë

  • Nevojat themelore sipas NLP
  • Ushtrime praktike për të kuptuar sjelljet që bëjmë në përditshmëri, për të kuptuar nevojat tona
  • Metaprogramet: njohja dhe rëndësia e tyre
  • Çfarë janë besimet?
  • Bindjet kufizuese: njohja dhe zëvendësimi i tyre
  • Justifikimet që na largojnë nga arritja e qëllimeve
  • Vlerat: njohja dhe hierarkia e sistemit të vlerave që drejtojnë jetën tonë
  • Komunikimi si element i rëndësishëm në jetën tonë
  • Tre teknika për një komunikim më të mirë
  • Si të dëgjojmë të tjerët: dëgjimi empatik
  • Pyetjet si një element kryesor në komunikim
  • Komunikimi sipas Marsal Rosenberg
  • 5 gjuhët e komunikimit
  • Fuqia e fjalëve
  • Metamodeli
  • Si të njohim e të pranojmë emocionet tona
  • Si të menaxhojmë emocionet negative
  • Teknika Rapport e NLP
  • Si të përballemi me frikërat tona
  • Si të përballemi me refuzimet, kritikat, kush janë frikërat që fshihen pas tyre

Moduli i dytë na fut pak më thellë, në mënyrë që, pasi kemi njohur veten, të pranojmë se cilat janë pikat tona të forta që duhet të mbështetemi për të na çuar në ndryshime të vogla, por të qëndrueshme. Dy themeluesit e NLP na thonë se pjesën më të madhe të veprimeve e bëjmë me anë të programeve tona të pavetëdijshme, pra nga zakonet tona.

  • Fuqia e zakoneve: Si krijohen e si t’i zëvendësojmë ato
  • 5 elementet bazë për ndryshim
  • Teknika e riformulimit në NLP
  • Qëllimet
  • Si të marrim vendime dhe çfarë do të thotë në praktikë të jetosh në bazë të vlerave të tua – Ushtrime praktike Ëndrra-Vizion-Qëllim
  • Teknika bazë si të arrijmë qëllimet
  • Mënyra me 8 hapa për arritjen e qëllimeve
  • Pengesat dhe arsyet pse nuk marrim vendime
  • Si të menaxhojmë kohën dhe pse është element i rëndësishëm në arritjen e rezultateteve tona. Arsyet e keq-menaxhimit të kohës.
  • Disiplina dhe përgjegjësitë
  • Si të luftojmë zakonin e lënies pas dore ose zvarritjes së gjërave të rëndësishme që na largojnë nga qëllimet.

Mendimet tona përcaktojnë jetën tonë, kjo do të thotë që ne jemi përgjegjës dhe vetëm ne mund ta ndryshojmë jetën tonë. Pjesa më e vështirë e ndryshimit është marrja e vendimit.

Kontakto, Fatjona Toska.  Tel: 0696865841

fatjonatoska79@gmail.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0