Growpreneur, një tjetër cikël drejt përfundimit, startup-et gati për t... - Business Magazine Albania

Growpreneur, një tjetër cikël drejt përfundimit, startup-et gati për të dalë përpara investitorëve

Një tjetër cikël drejt mbylljes nga Growpreneur. Iniciativa për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj, kreu me sukses dhe takimin përmbyllës. Pas një periudhe intensive trajnimesh, mentorimi dhe planifikimi strategjik, startup-et pjesëmarrëse janë gati të prezantojnë idetë e tyre përpara investitorëve.

Lexo gjithashtu: Opinion/ Lamtumirë TikTok? Çfarë thonë influencuesit dhe ekspertët e marketingut për vendimin?

I mbështetur nga EU for Innovation dhe i zbatuar nga YSB Balkans në bashkëpunim me Deep Ecosystems, Growpreneur u ka ofruar 22 startup-eve një platformë të fuqishme për të rafinuar strategjitë e tyre të biznesit, përmirësuar aftësitë e prezantimit dhe për të kuptuar sfidat e sigurimit të financimeve.

“Programin e kemi filluar në fillim të dhjetorit. Kanë kaluar të gjithë Start-Up-et në një cikël trajnimesh dhe këshillimesh, këshillime qoftë në grup apo tek e tek. Eksperti me ekipin e start-up-it për problematika specifike. Një mbështetje e vazhdueshme për ta çuar produktin e tyre nga një minimum viable product në një model biznesi që funksionon në treg. Tani jemi në aktivitetin e fundit të programit, që po punojnë për përgatitjen e prezantimeve finale para paneleve të investitorëve, partnerëve dhe publikut,” u shpreh Shkëlzen Marku, themeluesi i Growpreneur për Business Magazine

https://www.instagram.com/p/DG8j4k5NxCo/
Gjatë programit, pjesëmarrësit kanë ndjekur workshope me ekspertë të marketingut, shitjeve dhe marrëdhënieve me investitorët, duke përfituar njohuri të vlefshme nga emra të njohur të industrisë si Vlad Gliga (CEO i Rubik Hub) , Gautam Kumar (investitor me eksperiencë nga faza pre-seed deri në Series E),  David Traylor (Sillicon Valley Expert). Po ashtu, sesionet mbi planifikimin financiar dhe përgatitjen për investime i kanë pajisur sipërmarrësit me mjetet e duhura për të shkallëzuar bizneset e tyre.

Lexo gjithashtu: DAIT, një ngjitje malesh, por këtë herë në të dhëna dhe inteligjencë artificiale

“Ky program ka një qasje shumë të ndjeshme, ndryshe nga shumica e programeve të tjera që ndjekin modelin “një zgjidhje për të gjithë”. Ajo që po bëjmë këtu lidhet me vetë emrin Growpreneur, që ka të bëjë me avancimin e njerëzve. Disa kanë nevojë për investime, të tjerë jo. Ky diferencim është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e programeve për startup-e dhe media fokusohen vetëm tek investimi, duke krijuar idenë se investimi është domosdoshmëri. Në këtë program, shumë njerëz kanë më shumë nevojë për klientë dhe mbështetje sesa për investime, dhe kjo e bën programin tepër pozitiv për ata që marrin pjesë,” tha  David Traylor, Sillicon Valley Expert.

Me afrimin e Demo Day, startup-et janë të përqendruara në prezantimin e tyre final përpara investitorëve, një hap kyç për të siguruar financimet e nevojshme dhe për të çuar më tej vizionin e tyre. Programi ka mbështetur iniciativa novatore në fusha si inteligjenca artificiale, moda e qëndrueshme dhe platformat dixhitale transformuese, duke treguar potencial të madh për impakt në industri të ndryshme.

Në javët në vijim, sytë do të jenë të drejtuar nga këto startup-e, ndërsa ato bëjnë hapin e tyre të fundit në skenën e investimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0