Je student? Të pëlqen biznesi, teknologjia, marketingu? Merr biletën e AllWeb me 70% ulje - Business Magazine Albania

Je student? Të pëlqen biznesi, teknologjia, marketingu? Merr biletën e AllWeb me 70% ulje

Student tickets

AllWeb vjen këtë edicion të ri me plot supriza! Ky është viti i pestë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit digjital. 

Për të gjithë studentët të cilët janë të apasionuar pas teknologjisë, biznesit dhe marketingut kjo është një mundësi e artë për të takuar nga afër disa nga ekspertët kyç të këtyre fushave. Të gjithë studentët e pajisur me një kartë studenti e përfitojnë biletën për vetëm 40€.

Lexo: Matt Desmier, folës në AllWeb

Fokusi i prezantimeve këtë vit dhe spektri i folësve eshte më i zgjeruar duke sjellë risi në përmbajtje. Disa nga temat e përfshira në këtë edicion do të trajtojnë:

  • Digital marketing
  • Web3
  • Metaverse
  • Creativity
  • Content creation
  • Business strategy
  • User experience
  • Analytics

Më shumë se 250 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët drejtuesit e nivelit të lartë në biznes, sipërmarrës vizionarë, inovatorë, menaxherë marketingu, agjensitë e reklamave, ekspertët e komunikimit dhe PR, persona që punojnë në media, drejtues të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha, konsulentë biznesi, studentë e të rinj të apasionuar ndaj inovacionit etj. Për të zbuluar folësit vizitoni faqen këtu.

Porosit tani në https://allweb.al/tickets/ duke klikuar: “Student Ticket”!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0