Rinis cikli i trajnimeve 2024 në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore - Business Magazine Albania

Rinis cikli i trajnimeve 2024 në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore

Rinis cikli i trajnimeve 2024 në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore

Kemi kënaqësinë t`ju informojmë se duapune.com, në vijim të kryerjes me sukses të trajnimit të vitit 2023 të Burimeve Njerëzore po rinis përsëri për vitin 2024 ciklin e  trajnimeve në kuadër të Akademisë së BNj.  Ky set përbëhet nga 5 trajnime nga 4 orë të cilat do të realizohen në ambjentet e Hotel Lot, në qendër të Tiranës.Trajnimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 14:00 – 18:00.

Trajnimin e parë do të zhvillohet në dt. 16 Shkurt 2024 me temën “Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore. Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:

  • Përcaktimi i Burimeve Njerëzore
  • Inventari i aftësive
  • Analiza e punëve dhe kompetencave
  • Profilet e kandidatëve dhe aftësitë
  • Gjetja e kandidatëve të duhur
  • Zhvillimi i Intervistave
  • Trajnimi i punonjësve
  • Vlerësimi i performancës
  • Privatësia, diskriminimi dhe mbrojtja e të dhënave
  • Kompensimi dhe Benefitet
  • Shëndeti dhe Siguria në punë

 

Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:

  • Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore             dt.16.02
  • Rekrutimi & Përzgjedhja e punonjësve                       dt. 23.02
  • Menaxhimi i Kontratave të punës & Kodi i Punës       dt. 01.03
  • Menaxhimi i Performancës                                         dt. 08.03
  • Trajnimi & Zhvillimi i Punonjësve                                dt. 13.03

Lexo edhe:Dua punë, mes 23 faqeve të internetit që raportojnë te Google for jobs, për shkeljet “EU antitrust”

Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare.

Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni Broshura ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse.

Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ. Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegëve tuaj që mund të jenë të interesuar. Në fund të ciklit të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë të liçensuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të kontaktoni në këtë e-mail eljana.mete@duapune.com si dhe në numrin e telefonit 0692031583 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0