Strategji për bizneset inovative. Ja sa para do të investojë qeveria shqiptare - Business Magazine Albania

Strategji për bizneset inovative. Ja sa para do të investojë qeveria shqiptare

22 milionë euro do të investojë qeveria shqiptare për të nxitur sipërmarrjet innovative. Ministrja për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj ka prezantuar strategjinë kombëtare për vitin 2024-2030 e cila parashikon marrjen e një sërë masash për mbështetetjen e bizneseve të reja. Çdo biznes do të mund të ofrojë sugjerime për të përmirësuar dokumentin deri në fund të muajit Prill 2024.
Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen.

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht, duke u kthyer në një nga vendet lider në Evropë në inovacion dhe të jetë një magnet për investime.

Lexo: Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’

Draft Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024 – 2030, dhe plani i veprimit për zbatimin e saj, hedhur për konsultim publik janë hartuar si një dokument politikash afatmesëm i shtrirë në 6 vite, me qëllim që deri në 2030-tën,  sipërmarrësit shqiptarë  të kenë akses në kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar projektet e tyre dhe të mbështeten nga një rrjet shërbimesh publike dhe programe asistence që do t’ua lehtësojnë rrugën. Strategjia mbështetet në tre shtylla kryesore, siç janë Ekosistemi Inovativ Sipërmarrës; Sektorët Strategjik (S3); Zhvillimi Gjithëpërfshirës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0